Lehtësohen masat anticovid në Kosovë - Business Magazine Albania

Lehtësohen masat anticovid në Kosovë

masat anticovid

Nga kjo e Hënë, në Kosovë lehtësohen masat e qarkullimit dhe aktivitetit. Qeveria e Kosovës ka miratuar këto masa. Kufizimi i lëvizjes kalon në 22:30 deri në 5 të mëngjesit.

Sipas vendimit, rihapen lokalet, hotelet, qendrat tregtare dhe restorantet.

Kjo vjen pas masave shtrënguese me 7 Prill, të cilat u paralajmëruan se do të zgjasnin 10 ditë. Me 7 Prill bilanci në Kosovë ishte 685 të infektuar me Covid dhe 14 persona të vdekur.

Lexo: Presidentja Vjosa Osmani, një mbështetje për gratë dhe vajzat e Kosovës

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0