Shkrimtarja shqiptare Ledia Xhoga është përfshirë në listën e gjatë të pretendentëve për një ndër çmimet më prestigjioze të letërsisë botërore, Booker Prize 2025, me romanin e saj “Misinterpretation”.
Xhoga bëhet shkrimtarja e dytë shqiptare që arrin një nominim të tillë, pas Ismail Kadaresë, i cili është dhe fitues i çmimit prestigjoz në vitin 2005. Shkrimtari i ndjerë u nominua gjithashtu për këtë çmim dhe në vitet 2017 dhe 2024.
Lexo edhe: Studimi: Evropianët kanë pasur dikur lëkurë dhe flokë të errëta
Ledia Xhoga ka lindur dhe është rritur në Tiranë, ndërsa aktualisht jeton dhe punon në Brooklyn, në New York. Romanin e saj të parë, “Misinterpretation”, ajo e publikoi në vitin 2024, dhe ai u përball menjëherë me një pritje të jashtëzakonshme kritike dhe letrare. “Misinterpretation” u shpall fitues i Çmimit të Librit të Qytetit të Nju Jorkut për autore debutuese, si dhe ishte finalist për Çmimin për Novelën e Parë të Qendrës për Fiksion në SHBA.
Po ashtu, u përzgjodh si libri më i mirë i vitit 2024 nga platforma Debutiful, e specializuar në autorë të rinj.
Fituesi i Booker Prize 2025 do të shpallet më 10 nëntor, dhe emri i Ledia Xhogës në këtë listë përfaqëson një sukses të rëndësishëm për letërsinë e shkruar në gjuhën shqipe dhe për zërat e rinj që po depërtojnë në skenën letrare globale.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto