Le Figaro

Le Figaro: Shqipëria një nga 5 destinacionet turistike për t’u vizituar në 2016


 

Gazeta e quan Shqipërinë surprizë në klasifikim, ashtu siç ishte suprizë dhe në futboll, kur arriti që të kualifikohej për në 2016.
Gazeta e njohur franceze Le Figaro, e ka renditur Shqipërinë mes 5 destinacioneve që duhen vizituar në 2016-n, krahas Kubës, Rusisë, ishujt e Cape Verde dhe Slloveninë, ku vendi ynë renditet i katërti, përpara Sllovenisë.Gazeta e quan Shqipërinë surprizë në klasifikim, ashtu siç ishte suprizë dhe në futboll, kur arriti që të kualifikohej për në 2016. Kërkimet për të vizituar Shqipërinë nga Franca janë rritur me 10% nga 2014 në 2015, ndaj ky destinacion mund të shohë një zhvillim të turizmit në 2016.Mes parqeve kombëtare dhe plazheve befasues, Shqipëria rekomandohet si një vend që ka shumë për të ofruar.
Vendet që rekomandohen për t’u vizituar janë xhamia e Ethem Bej në Tiranë, me tavanin e saj plot ngjyra. Një shëtitje në rrugët e ngushta të stilit otoman në Gjirokastër, si dhe qyteti i një mijë e një dritareve në rrëzë të malit. Nuk duhen lënë pa vizituar dhe rrënojat antike të stilit bizantin në qytetin e Apolonisë.
Artikulli shoqërohet dhe me një foto të Kalasë së Shkodrës, që gjendet në një prej qyteteve më të vjetra të vendit.
Lë Figaro shkruan se 50% e francezëve nuk e dinë ku të shkojnë për pushimet e ardhshme. Nga një vit në tjetrin, ata dëshirojnë të ndryshojnë, destinacionet e ëndërruar nuk janë të njejtë. Sipas Jonathan Varrin, përgjegjës për tregun në Skyscanner, zakonet janë duke ndryshuar në drejtim të destinacioneve çdo vit.
Duke qenë se një në dy francezë nuk e di se ku do të shkojë, Le Figaro ka bërë këtë guidë të destinacioneve të rekomanduara për 2016, ku për fat të mirë renditet dhe Shqipëria.

/ACP/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0