“Land & Sand Art Festival”, skulptura në rërë që i dha një tjetër imazh vendit tonë - Business Magazine Albania

“Land & Sand Art Festival”, skulptura në rërë që i dha një tjetër imazh vendit tonë

Land & Sand Art Festival

Festivali i skulpturës në rërë “LAS Art Festival” ka mbyllur me sukses edicionin e tij të parë, i cili përtej pritshmërisë është mirëpritur nga shumë dashamirës të artit e kulturës në plazhin e Velipojës në datat 24-27 gusht 2022. Me financim të Ministrisë së Kulturës dhe mbështetur nga drejtpërdrejtë nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, plazhi i bukur i Velipojës është bërë si rrallëherë vendtakimi i një festivali të tillë, që Shqipërisë i ka ardhur për herë të parë duke sjell atë që në këtë stinë kudo nëpër plazhet e botës organizohen festivale të tilla ku skulpturat në rërë marrin pamjet e dimensione njerëzore e jo vetëm.

Skulptorë të ardhur nga e gjithë bota e kthyen bregdetin e Velipojës një galeri në natyrë duke ju ofruar një eksperiencë të rrallë edhe artdashësve. Me pjesëmarrjen e artistëve si: Ani Zlateva nga Bullgaria, Sanita Ravina nga Letonia, Nikola Faller nga Kroacia, Maro Theodorou nga Greqia, Anton Behrami dhe Avni Demiri nga Kosova, Ardian Pepa nga Shqipëria, krijuan skulpturat prej rëre përgjatë ditëve të festivalit, imazhet e të cilave bënë xhiron e botës. Artisti nga Hungaria Ferenc Monostori nuk arriti të realizonte veprën e tij, pasi për arsye shëndetësore që ditën e parë u detyrua të operonte apendicitin në Spitalin Rajonal të Shkodër, me shumë sukses.

Velipoja dhe imazhet e skulpturave e punimeve në rënë për katër ditë ishin tema më e diskutuar si një risi që i vjen vendit tonë, pikërisht në stinën e bukur të verës ku turistët pranë bregdetit kryesisht fëmijët dhe të rinjtë patën mundësi të merrnin pjesë në masterclass-et e zhvilluara për ta, punë të cila morën edhe vlerësimin e artistëve të pranishëm. Nuk munguan në këtë festival të parë të skulpturës në rërë shumë aktivitete të tjera, që i dhanë bukuri më tej duke e kthyer plazhin e Velipojës në një arenë të hapur të së bukurës. LAS Art Festival, ishte kompozuar si një festival verorë ku mes punës së bukur të skulpturave në rërë të mos mungonte asgjë që i jep bukuri vetë plazhin, stinës, por mbi të gjitha promovimit të plazhit të Velipojës dhe vetë Shqipërisë. Pjesë e tij ishin edhe artistët e vegjël, që shpalosën talentin e tyre.

E pranishëm në këtë festival Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali, vlerësoi punën e artistëve, e mbi të gjitha guximin e artistes shqiptare, drejtores së këtij festivali Beskida Kraja, e cili i dha jetë kësaj nisme ku siç tha zj. Bilali: Velipoja përveç asaj që i ka fal natyra, tashmë i shtohet edhe një element tjetër, kultura. Organizatorja e festivalit Beskida Kraja në natën finale ndër të tjera shtoi se Velipoja me gjithë këto hapësira të pa shfrytëzuara e çfarë tjetër mund të bënim, vetëm duke krijuar art, ndaj sollëm ketë festival. Land & Sand Art Festival, tërhoqi vëmendjen e shumë turistëve vendas dhe të huaj.

LAS Art Festival vlerësoj më disa çmime artistët e pranishëm. Çmimi për artistët më të ri dhe më të mirë e morën djemtë nga Kosova.  Ndërkoha çmimin e parë në këtë edicion të parë të “LAS Art Festival”, e mori artisti kroat Nikola Faller, i cili realizoi 3 vepra, njërën në bashkëpunim dhe me artistin shqiptar Ardian Pepa. Veçantia e artit të tij është përshtatja me ciklet natyrore nëpërmjet baticave. Fitues i edicionit të parë të këtij festivali, është shpallur artisti nga Kroacia me mozaikun unik të bërë në rërë në grykëderdhjen e Bunës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0