Lançohet versioni i ri i aplikacionit “Tirana ime” 2.0, për nevojat e qytetarëve - Business Magazine Albania

Lançohet versioni i ri i aplikacionit “Tirana ime” 2.0, për nevojat e qytetarëve

aplikacion

“Tirana ime” platforma e parë dixhitale për kryeqytetin, e krijuar për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve dhe vizitorëve të saj, erdhi si një bashkëpunim i suksesshëm mes Bashkisë së Tiranës dhe Vodafone Albania, në shkurtin e 2016-ës.

“Tirana ime” 2.0 është versioni i ri i rikonceptuar për t’iu përshtatur më mirë nevojave të qytetarëve, për të sjellë një eksperiencë të përmirësuar në përdorimin e aplikacionit, krahas përditësimit dhe ridizenjimit të rubrikave ekzistuese si: Raporto, Paguaj Parkimin, Transporti, Turizimi, Trafiku, Harta e mbjelljeve të pemëve etj.

Gjatë prezantimit të këtij versioni të ri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se me këtë version, çdo informacion do të jetë edhe më lehtësisht i aksesueshëm. “Sot, qyteti ka më shumë dimensione, sesa thjesht mbledhja e plehrave, mbjelljen e pemëve apo një infrastrukturë që nuk funksionon. Qyteti ka dimensione të mëdha turistike sepse këtë vit kemi bumin më të madh turistik që ka parë ndonjëherë Tirana, edhe përpara Covid-19. Ende nuk ka mbaruar viti dhe në aeroportin e Rinasit po i afrohemi shifrës 7 milionë udhëtarë. Ende pa mbaruar viti, në Tiranë kemi pasur më shumë vizitorë se sa banorë. Ende nuk ka mbaruar viti dhe hotelet e Tiranës jo vetëm janë plot, por edhe AirBnB, ose shërbimet e tjera alternative, po kalojnë çdo lloj kapaciteti. Mbërritja në këtë nivel kërkon gjithashtu që ne të bëjmë një ‘upgrade’ të marrëdhënies tonë dhe aplikacioneve tona”, tha ai.

Drejtoresha e përgjithshme e “Vodafone Albania”, Katia Stathaki, tha se “Versioni i dytë i këtij aplikacioni fantastik është rezultat i një përpjekjeje të madhe në skuadër. Ai tregon, si vendosmërinë dhe vullnetin e lidershipit të Tiranës për t’u ofruar qytetarëve të saj shërbime dixhitale, ashtu edhe mbështetjen e Vodafone Albania për ta vënë teknologjinë në shërbim të njerëzve. Qytetet e sotme ofrojnë mundësi të panumërta për inovacion dhe transformimin dixhital të shoqërisë. Dhe përmes transformimit dixhital, ne mund të sigurojmë një të ardhme urbane më të qendrueshme dhe fleksibël, por që përshtatet gjithashtu më lehtësisht me sfidat dhe ndryshimet. Për të krijuar qytete më inteligjente, qeveria dhe administrata duhet të përqafojnë partneritetet publik-privat, e të përdorin të gjithë talentin dhe kapitalin e nevojshëm për t’u përballur me sfidat që na presin. Jam e lumtur dhe entuziaste të vazhdoj bashkëpunimin me liderin vizionar të Bashkisë, për ta ndihmuar këtë të fundit të realizojë këtë vizion dhe të zhvillojë teknologji e shërbime informacioni që i shërbejnë akoma dhe më shumë qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë”, u shpreh ajo.

Lexo: Sander Duivestein, folës në AllWeb Albania

Që nga prezantimi i parë në 2016-ën, ky aplikacion është përdorur nga 130 mijë përdorues, ndërsa numri i problematikave të raportuara ka kaluar në 40 mijë, probleme këto që janë trajtuar dhe zgjidhur në kohë të shkurtër, duke e bërë aplikacionin “Tirana ime” një kanal shumë të rëndësishëm komunikimi online, për qytetarët dhe turistët e kryeqytetit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0