Lamtumirë Ismail Kadaresë me duartrokitje e lule të bardha! Homazhe publike në TKOB - Business Magazine Albania

Lamtumirë Ismail Kadaresë me duartrokitje e lule të bardha! Homazhe publike në TKOB

Me duartrokitje e lule përcillet për në banesën e fundit Ismail Kadare. Me kërkesë të Helena Kadaresë, shkrimtari do të përcillet në banesën e fundit nga vetëm familjarë të tij.

Në Teatrin e Operas dhe Baletit u mbajtën homazhet në nder të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare. Krerët më të lartë të shtetit, politikës, personalitet të kulturës dhe diplomatë, nga Shqipëria dhe Kosova, nderuan shkrimtarin Kadare.

Homazhet u mbajtën nga ora 09.00 deri në 12:00 dhe më pas Kadare u përcoll për në banesën e fundit me ceremoni shtetërore. Me kërkesë të bashkëshortes, Helena, ceremonia e varrimit në Tufinë do të bëhet vetëm në prani të familjarëve dhe miq të afërm.

Arkëmorti i mbuluar me flamurin shqiptar u vendos në skenën e TKOB ndërsa në sfond ishte silueta e Nënë Terezës, me vellon e saj të murgeshës, të bardhë dhe me viza blu, duart që luten dhe rruzare me një kryq. Përpos muzikës funebre, në sfond po lexohen edhe poezitë dhe pjesë nga proza e Kadaresë.

Personalitete të larta të vendit, dhe jo vetëm personalitete nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë udhëtuar në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Ismail Kadaresë. Mes tyre presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kreu i BDI-së Ali Ahmeti, kryetari i bashkisë së Tetovës.

Dhimbja është e madhe për bashkëshorten Helena Kadare, dhe dy bijat Gresa dhe Besjana. Të veshur me të zeza e me lot në sy presin ngushëllimet e një kortezhi të vazhdueshëm personalitetesh shtetërore por edhe qytetarësh të thjeshtë. Ndërkohë pak metra më tutje është vendosur libri i ngushëllimeve dhe një foto e madhe e Ismail Kaderesë. Në nder të shkrimtarit, Shqipëria dhe Kosova janë në zi.

Ismail Kadare një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohor, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi, ndërroi jetë në moshën 88 vjeç, mëngjesin e 1 korrikut 2024. Kadare pësoi “arrest kardio-respirator”, në shtëpinë e tij dhe vdiq në spitalin e QSUT në Tiranë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0