Laboratori i kulinarisë, Akademi.al, programi për marketingun dhe loja edukuese/ Projektet në episodin e parafundit të “Startop” - Business Magazine Albania

Laboratori i kulinarisë, Akademi.al, programi për marketingun dhe loja edukuese/ Projektet në episodin e parafundit të “Startop”

Katër ide të reja u prezantuan në episodin e parafundit të  “Startop”. Paneli në këtë episod përbëhej nga sipërmarrësit Shkëlzen Marku, Ana Petani, Rafaela Rica dhe Ervin Prençe.

Projekti i parë që u prezantua ishte “Atelieja e Shijeve Shqiptare”, laboratori i parë i kulinarisë, ku mund edhe të eksperimentohet me ushqimet.

I ftuar në studio, Bleri Dervishi tha se ky është një laborator kulinarie që u vjen në ndihmë të gjithë personave që duan të eksperimentojnë me ushqimet.

“Në mendjen time thoja të kisha një laborator një vend ku mund ta zbatoja idetë dhe gjërat që më vijnë në mendje, të bëja diçka që ishte në dispozicion të të gjithëve dhe të shërbente për dikë, që mund ta ndihmonte, një shef kuzhine që donte të krijonte një menu të re për shembull. Mendoj që të rinjtë tanë që mendojnë të ikin po t’i përkushtohen me vëmendje mund të arrijë diçka edhe të madhe”, tha ai.

Projekti i dytë që u prezantua ishte DMS4Y, një program i specializuar për trajnimin e të rinjve drejt marketingut.

Lexo edhe; Gratë në biznes/ Episod frymëzues në Startop. Nga konkursi për vajzat deri tek start-upi për studentët

Pamela Germani, Keti Sula dhe Orjana Mema të ftuara në studio theksuan se kjo platformë u vjen në ndihmë të rinjve që janë të apasaionuar pas marketingut digjital dhe start up-eve.

Akademi.al ishte projekti i tretë i prezantuar, një platformë mësimore që ka si qëllim përçimin cilësor të dijes për të vegjël dhe të rritur.

“I fokusuar vetëm në teknologji dhe edukim që nga marsi i vitit 2020, duke qenë se Covid-i bëri që shkollat në të gjithë botën të mbylleshin u pa e nevojshme të krijohej një platformë që bënte lidhjen me mësuesin dhe nxënësin. Për këtë arsye mori njohjen e parë, ne u shërbejmë mbi 500 mijë përdoruesve, nxënës, mësues dhe prindër”, shpjeguan Irena Matraku dhe Esilda Daci të ftuara në “Startop”.

Projekti i fundit që u prezantua ishte “Spontan Creative Media” një platformë multidimensionale digjitale.

I ftuar në studio, Dario Rexhollari tha se ata kanë krijuar një lojë të quajtir “Bilioner show”, e cila është informative, edukueses dhe sfiduese.

“E nisëm me gaming sepse është industria më e fuqishme online. Kishte një mungesë në treg të një loje edukuese dhe informuese. Loja është një stacion hapësinor, një studio, një publik një host dhe një sprint, formati është me 30 pyetje dhe në fund juve bëheni bilionerë. Nuk ka asnjë lojë të ngjashme nga 2 mijë që janë aktive”, tha ai.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0