Ky shtet heq dorë nga Facebook për një muaj

Ky shtet heq dorë nga Facebook për një muaj


Papua Guinea e Re, një komb me mbi 8 milionë banorë, ka deklaruar se do të mbyllë Facebook për një muaj.

Qeveria e PGR thotë se kjo shkëputje do t’i japë kohë për të vlerësuar shpërndarjen e përmbajtjeve të pakëndshme në rrjet si porno apo lajmet e rreme. Qeveria gjithashtu tha se po eksploron mundësinë për të krijuar rrjetin e saj social për të zëvendësuar Facebook.

“Kjo kohë do të lejojë mbledhjen e informacionit për të identifikuar përdoruesit që fshihen pas adresave të rreme, përdoruesit që shpërndajnë imazhe pornoografike, përdoruesit që postojnë informacione jo të vërteta në Facebook, të cilat do të filtrohen dhe fshihen menjëherë”, tha Ministri i Komunikacionit Sam Basil.

Facebook tashmë është i bllokuar zyrtarisht në vende si Kina, Irani dhe Korea e Veriut.

“Kjo do të lejojë njerëzit e vërtetë me identitete reale të përdorin rrjetin social me përgjegjësi,” shtoi ai.

Ai tha gjithashtu se ekspertët e teknologjisë në PGR janë të aftë të zhvillojnë një alternativë të re lokale për Facebook.

“Nëse do të jetë e nevojshme, ne do të mbledhim zhvilluesit tanë të aplikacioneve për të krijuar një faqe që është më e favorshme për banorët për të komunikuar brenda dhe jashtë vendit,” citon Basili.

Facebook tha se kompania ka kontaktuar me zyrtarët e PGR “për të kuptuar shqetësimet e tyre”.

/AlJazeera

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0