Ky mjet lundrues mund të jetë super jahti më i madh në botë

Ky mjet lundrues mund të jetë super jahti më i madh në botë


Kompania Valkyrie pritet që së shpejti të prezantojë super jahtin luksoz dhe njëkohësisht më të madhin në botë. Gjatësia e tij do të jetë 229 metra.

Interesant është fakti që nuk do të jetë e nevojshme të jeni miliarder për të hipur në bord. Chulhun Park projektuesi i këtij jahti tha për CNN Travel se ka dashur të krijojë një jaht unik në formën e një flote.

Ky jaht do të përfshijë një kazino, teatër, galeri arti dhe do të jetë i hapur për publikun. Duke qenë se shumica e njerëzve e konceptojnë jahtin si një pronë ekskluzive që përdoret nga miliarderët për të ekspozuar pasurinë e tyre, ky jaht do të vijë më një risi. Arkitektura lundruese do të përdoret nga publiku. Materiali, i cili përdoret për ndërtimin e tij do të jetë prej çeliku ose alumini dhe një superstrukturë prej karboni. Kostoja e jahtit mendohet të arrijë deri në 800 milionë dollarë.

Lexo:https://businessmag.al/jahtet-ne-brigjet-shqiptare-30-me-shume-se-nje-vit-me-pare/

Projekti u mbështet nga dizenjuesit e jahteve me bazë në Monako. Valkyrie do të strehojë 52 të ftuar në 26 kabina, së bashku me 92 anëtarë të ekuipazhit në 46 kabina.  Park shton se kapaciteti i jahtit mund të përballojë një numër më të madh vizitorësh. Ai shprehet i sigurt se projekti shumë shpejt do të bëhet realitet pasi edhe interesimi për të ka qenë i madh.

CNN

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0