Ky është vendi me internetin më të shpejtë në botë, por ku renditet Shqipëria? - Business Magazine Albania

Ky është vendi me internetin më të shpejtë në botë, por ku renditet Shqipëria?

Ky është vendi me internetin më të shpejtë në botë, por ku renditet Shqipëria?

Singapori është vendi me internetin më të shpejtë në botë për momentin, me një shpejtësi mesatare të transferimit të dhënave prej 270.62 megabit për sekondë.

Sipas Indeksit Global të Speedtest, në vendin e dytë renditet Hong Kongu, në vendin e tretë Monaco, pasuar me Kilin në vendin e katërt dhe Kinën në vendin e pestë. Po Shqipëria ku renditet?

Shqipëria, sipas statistikave të Speedtest, renditet në vendin e 88 në botë për sa i përket shpejtësisë së internetit. Shpejtësia mesatare e transferimit të dhënave është 57.10 megabit për sekondë, sipas kalkulimeve të kësaj website.

Shpejtësia e internetit në botë matet nga një mori faktorësh, megjithatë ajo ndonjëherë varet edhe nga ambientet e caktuara.

Interneti tokësor me operatorë në Tokë zakonisht është më i dobët në vende të largëta rurale. Kjo është arsyeja pse Starlink (shërbimi me internet satelitor) i Elon Musk synon që të shtrojë rrjetin e internetit edhe në zonat më të largëta, ku më herët qasja nuk ishte e mundur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0