Kuvendi miraton ligjin, lehtëson procedurat e punësimit për afrikanët dhe aziatikët

Kuvendi miraton ligjin, lehtëson procedurat e punësimit për afrikanët dhe aziatikët


Marrja e vizës për të gjithë ata persona, të cilët duan të vijnë në vendin tonë jo vetëm si turistë, por edhe për të punuar do të jetë më e lehtë. Qeveria ka miratuar një projektligj, i cili u votua këtë të mërkurë në seancën plenare.Ky ligj mundëson marrjen e vizës në 30 ditë nga 60 që është tani. Argumenti për lehtësimet është se në Shqipëri mungon fuqia punëtore për të përballuar rindërtimin pas tërmetit të nëntorit, por edhe mungesa e punëtorëve në sektorë të tjerë të ekonomisë.

“Ky propozim vjen pasi, bazuar në një analizë paraprake të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019 dhe fuqisë punëtore në vend, konsiderohet se ka pamjaftueshmëri të fuqisë punëtore për të mundësuar rimëkëmbjen nga fatkeqësia natyrore brenda një periudhe kohore të arsyeshme”- thuhet në relacionin shoqërues. Këtë shqetësim kryeministrit Rama ia shprehu nga Durrësi edhe Kryebashkiaku i komanduar Zhyljen Varfaj. “Fuqia punëtore është shumë problem”, tha z.Varfaj.

Por sipas deputetit të opozitës parlamentare Ralf Gjoni, ajo që thuhet në relacion është e pa vërtetë, pasi projektligji nisi të hartohej përpara tërmetit.

Lexo këtu: Pasojat negative të tërmetit, rrezikohet përmbushja e objektivave

“Nëse tërmeti i nëntorit na paska qenë problem kaq i madh dhe na duhen punëtorë të huaj, më fal, pse konsultimi është bërë në datat 19 shtator dhe 16 tetor. Kjo s’ka lidhje fare me tërmetin e nëntorit. Mua më duket një argumentim i gabuar. Është thjesht një kamuflazh për qëllim ndoshta të errëta komerciale të dy tre aktorëve komercialë  në Shqipëri, të cilët kanë nevojë për fuqi punëtore të huaj. Ndoshta më të lirë se ajo shqiptare”-tha deputeti Ralf Gjoni.

Ata që përfitojnë më shumë nga ky ligj, janë shtetasit e vendeve aziatike, afrikane dhe vendeve të Amerikës së Jugut, procedura për të cilët do të lehtësohet ndjeshëm.

“Shtetasit e vendeve që kanë nevojë për viza dhe aplikojnë për t’u pajisur me viza janë nga kontinentet e tjera, ku Republika e Shqipërisë ka shumë pak përfaqësi. Praktikisht, kontinenti aziatik, afrikan dhe jug-amerikan mbulohen nga një përfaqësi, në të cilën aplikojnë shtetas të ndryshëm nga i gjithë kontinenti ku ndodhet përfaqësia. Në këto kushte, kur vendi ynë nuk mund të shtojë ndjeshëm numrin e përfaqësive në kontinentet e tjera, ofrimi i procedurave online mbetet alternativa e vetme për një shërbim të shpejtë dhe të arsyeshëm.”- thuhet në projektligj.

Sipas Gjonit prioritet i qeverisë duhet të jetë punësimi i shqiptarëve, dhe jo mbushja e boshllëkut që lë emigrimi, me shtetas të huaj.

“Nga çfarë vendesh do t’i marrim këta njerëz, pse kjo nevojë emergjente e qeverisë për të sjellë  shtetas të huaj në Shqipëri, ndërkohë që shqiptarët kërkojnë të ikin, sepse nuk arrijnë të bëjnë jetën e tyre këtu. Nuk shohin të ardhmen e tyre këtu dhe nuk gjejnë dot një punësim cilësor në Shqipëri. Pra, strategjia e kësaj qeverie qenka që: të ikin shqiptarët dhe hajde të mbushim vendin me të huaj, nga vende si Bangladeshi apo vende afrikane, ndaj të cilave nuk kam asnjë gjë, por prioriteti ynë duhet të jetë mbrojtja e fuqisë punëtore vendase”-shtoi z. Gjoni.

Me ndryshimet e reja shtetasit e huaj mund të aplikojnë online, pa qenë nevoja të paraqiten fizikisht në ambasadë.

euronews al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0