Kushi: Pushimet dimërore do të jenë me të gjata, për këtë do shikohet ecuria e pandemisë - Business Magazine Albania

Kushi: Pushimet dimërore do të jenë me të gjata, për këtë do shikohet ecuria e pandemisë

Duket se pandemia do të ndikojë edhe në pushimet dimërore të shkollave. Ministrja Kushi, njoftoi dje se pushimet pas Vitit të Ri do të zgjasin deri në 11 ose 18 janar, por ende nuk është vendosur përfundimisht. Ajo theksoi se për këtë do shikohet ecuria e pandemisë.

‘’I vetmi sinjal që kemi është që pushimet dimërore do të jenë më të gjata. Akoma nuk e kemi vendosur nëse do të jetë 11 apo 18 janar fillimi i shkollës. Theksoj se dinamika e pandemisë do të ndikojë në vendimmarrje’’, deklaroi ministrja

Që nga nisja e vitit shkollor, rastet e infektimeve të mësuesve kanë qenë të shumta, si edhe debati për të mbajtur shkollat hapur në këtë situatë. Ndaj shfrytëzimi i pushimeve dimërore, pas nisjes së mësimit të alternuar, duket se do ti mbajë pak më gjatë shkollat mbyllur këtë dimër.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0