Më 2 dhe 3 tetor, Pallati i Kongreseve në Tiranë do të hapë dyert për të pritur edicionin e radhës të Future2Tech, panairit më të madh të teknologjisë, inovacionit dhe edukimit në Shqipëri. Në një kohë kur digjitalizimi është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, ky event vendos Shqipërinë në një tjetër nivel: në një pikëtakim ku bashkohen biznesi, teknologjia, inovacioni dhe sigurisht e ardhmja…brezi i ri.
Future2Tech nuk është vetëm një ekspozitë, por një ekosistem i gjallë që në dy ditë bashkon bizneset, startup-et, profesionistët, investitorët, studentët dhe brezin e ri që po formëson të ardhmen digjitale të vendit. Organizuar nga Iceberg Exhibitions në bashkëpunim me AlbaniaTech, Future2Tech sjell një kombinim unik ekspertize, rrjeti dhe vizioni për të çuar përpara ekosistemin shqiptar të inovacionit.
Partnerët dhe sponsorët që e bëjnë të mundur
Forca e Future2Tech qëndron tek bashkëpunimi me partnerë të fuqishëm, të cilët ndajnë të njëjtin mision: përshpejtimin e transformimit digjital të Shqipërisë.
Në krye të tyre qëndron Vodafone Albania, një lider i padiskutueshëm në komunikimet elektronike dhe zgjidhjet digjitale, i cili prej vitesh investon në shërbime që e çojnë përpara biznesin dhe jetën e përditshme të qytetarëve.
Listës së partnerëve i bashkohen emra të rëndësishëm si:
InfoSoft Systems dhe Infosoft Business Solutions, kompani me eksperiencë të gjatë në IT dhe sisteme integruese.
Sisal, një nga aktorët kryesorë në fushën e inovacionit teknologjik, duke vendosur gjithmonë klientin në qendër përmes përvojave Tech-Driven Customer Experience që e mbajnë gjithmonë një hap përpara. Me një prani multimarket, kompania sjell ekspertizë dhe standarde ndërkombëtare që e bëjnë një partner strategjik në tregje të ndryshme.
Identitek, Engineering Albania, PC Store, Logical, eng, NomadTech dhe Liburnetik, që sjellin ekspertizë nga fushat e teknologjisë, softuerëve dhe pajisjeve.
StartupAlbania, një platformë që mbështet startup-et dhe sipërmarrësit e rinj.
ProCredit Bank, e njohur për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe për qasjen e saj të qëndrueshme në financa.
EU4Innovation dhe Partners Albania, të cilat kontribuojnë në forcimin e inovacionit dhe sipërmarrjes sociale në vend.
Një rol të veçantë këtë vit merr Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham Albania), e cila do të ndajë gjetjet e një pyetësori mbi përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në biznese, duke ofruar një panoramë mbi nivelin aktual të adoptimit të teknologjisë në sektorë të ndryshëm. Paneli i AmCham Albania me temën “Inteligjenca Artificiale, nga përvojat globale te zgjidhjet lokale” do të sjell diskutime mbi aplikimin e AI në burimet njerëzore, prokurimin publik dhe sfidat ligjore e rregullatore. Ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë do të ndajnë përvoja konkrete, duke e parë AI si një urë mes inovacionit global dhe zgjidhjeve lokale në Shqipëri.
Për herë të parë, një forum nga ESG Network do të sjellë në Future2Tech një hapësirë të dedikuar për debatin mbi qasjet më të fundit në qëndrueshmëri dhe standardet ESG, duke lidhur biznesin shqiptar me praktikat më të avancuara evropiane. Me pjesëmarrjen e përfaqësi nga Deloitte, Coca-Cola Bottling Shqipëria dhe partnerë të tjerë strategjikë, forumi do të fokusohet në sfidat e tranzicionit të gjelbër që rrjedhin edhe nga kërkesat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe rolin e teknologjisë në arritjen e objektivave të qëndrueshmërisë. Diskutimet do të ndriçojnë rrugën drejt një ekonomie më të përgjegjshme, duke treguar se si inovacioni dhe përgjegjësia sociale mund të ndërthuren për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme për vendin dhe rajonin.
Dimensioni kulturor dhe mediatik
Një tjetër risi e këtij edicioni është Gaming Zone, i realizuar falë mbështetjes së Istituto Italiano di Cultura, që sjell një frymë të re ku ndërthuren kultura, edukimi dhe argëtimi.
Nga ana tjetër, jehona e Future2Tech forcohet përmes partnerëve mediatikë: Business Magazine, Nodelab Studios, Geekroom dhe BNI, të cilët sigurojnë që mesazhi i panairit të arrijë përtej sallës së Pallatit të Kongreseve, duke u shpërndarë në një audiencë shumë më të gjerë.
Jo vetëm teknologji, por edhe SHPRESË për Fëmijët e Fshatit SOS
Edhe këtë vit, sikundër në dy edicionet e mëparshme, përtej fokusit në teknologji, panairi do të hapë një dritare të re shprese për Fëmijët e Fshatit SOS. Përmes niveleve të ndryshme të mbështetjes dhe kontributit vullnetar nga partnerë dhe ekspozues, do të mundësohet pajisja e klasave me teknologji moderne, si dhe ofrimi i trajnimeve dhe mundësive të reja për zhvillimin e fëmijëve.
Kompanitë që bëhen pjesë e kësaj fushate shndërrohen në udhëheqës të shpresës, duke u njohur si Partnerë Socialë të SOS Fshatrave të Fëmijëve Shqipëri dhe duke lënë një gjurmë të dukshme në jetën e fëmijëve.Kjo kauz sociale tregon se Future2Tech 2025 është më shumë sesa një ngjarje teknologjie; është një urë drejt së ardhmes, ku inovacioni shërben si instrument për të ndriçuar rrugët e brezave që vijnë, duke transformuar ëndrrat e vogla në realitet. Është një strategji kombëtare e vogël në veprim, një hap konkret për të vendosur Shqipërinë në hartën e inovacionit dhe teknologjisë së rajonit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.