Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë - Business Magazine Albania

Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Banka e Shqipërisë prezanton rregulloren e re mbi sigurinë kibernetike

Parlamenti votoi dje për emërimin e katër anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Të propozuar nga Kuvendi janë Selami Xhepa dhe Holta Zaçaj, ndërsa nga Këshilli i Ministrave janë emëruar Ervin Mete dhe Jonida Prifti.

Po kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë:

Selami Xhepa është aktualisht president dhe pedagog në Universitetin Europian të Tiranës, me një karrierë që përfshin detyra si deputet, këshilltar ekonomik i kryeministrit dhe ekonomist i lartë në Bankën e Shqipërisë. Holta Zaçaj ka përfunduar mandatin si anëtare dhe kryetare e Gjykatës Kushtetuese dhe ka shërbyer më parë si pedagoge, avokate dhe drejtore ligjore në Alpha Bank Albania.

Ervin Mete ka mbajtur detyrën e ministrit të Financave dhe të drejtorit ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ndërsa Jonida Prifti punon aktualisht si menaxhere për Shqipërinë, Gjeorgjinë dhe Lituaninë në Bankën e Këshillit të Europës për Zhvillim dhe ka eksperiencë më parë në Bankën e Shqipërisë.

Lexo edhe: Adem Morina: Oferta e integruar turistike Shqipëri–Kosovë, një nevojë urgjente

Emërimi i këtyre katër anëtarëve pritet të zhbllokojë funksionimin e Këshillit Mbikëqyrës, i cili ka qenë i paralizuar për rreth dy muaj. Për këtë arsye, vendimmarrja e institucionit ka qenë e paralizuar, duke shtyrë dy mbledhje të planifikuara dhe penguar miratimin e raportit të Politikës Monetare për tremujorin e parë të vitit, si dhe vendimet mbi normat bazë të interesit.

Një vend i fundit vakant mbetet ende i paplotësuar dhe kandidatët për të do të propozohen nga Këshilli i Ministrave. Kryeministria ka hapur një procedurë të re aplikimesh, duke i ftuar personat me arsim të lartë ekonomik ose juridik, përvojë profesionale në sektorin financiar dhe bankar, si dhe mbi pesë vite eksperiencë pune, të aplikojnë për vendin vakant. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 11 mars 2026.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0