Kush është themeluesi misterioz i Bitcoin, Satoshi Nakamoto? - Business Magazine Albania

Kush është themeluesi misterioz i Bitcoin, Satoshi Nakamoto?

Kush është themeluesi misterioz i Bitcoin, Satoshi Nakamoto?

Më 7 prill 2022, miliarderi i PayPal, Peter Thiel, mbajti fjalimin kryesor në Konferencën Vjetore të Bitcoin në Miami. Ai kritikoi ashpër armiqtë e Bitcoin, si Warren Buffett dhe Larry Fink, të cilët i quajti “zgjatime të shtetit”. Sipas tij, besimtarët e vërtetë të Bitcoin nuk ishin pjesë e ndonjë korporate dhe nuk kishin bord drejtues. “Ne nuk e dimë kush është Satoshi,” u shpreh Thiel para turmës.

Ai po i referohej Satoshi Nakamoto-s, njeriut që shpiku Bitcoin-in, një figurë e paarritshme që “mund të ekzistojë ose jo”, shkruan Benjamin Wallace në librin e tij “Z. Nakamoto Misterioz: Pesëmbëdhjetë vjet përpjekje për të zbuluar gjeniun sekret që qëndron pas kriptomonedhës” (botuar nga Crown, më 18 mars).

Kur e prezantoi për herë të parë Bitcoin-in në vitin 2008, Nakamoto ishte thjesht një programues pa emër, që po krijonte një monedhë eksperimentale që interesonte vetëm një komunitet të vogël teknologësh.
Në atë kohë, vlera e Bitcoin ishte vetëm 0.00099 dollarë amerikanë – një e dhjeta e një centi.

Por deri në vitin 2022, një Bitcoin kishte arritur vlerën prej 42,000 dollarësh. Krijimi i tij ishte shndërruar në “pasurinë e nëntë më të madhe në botë, menjëherë pas Teslës dhe mbi Metën (Facebook),” shkruan Wallace.

Më pas, në pranverën e vitit 2011, Satoshi u zhduk. Ndërpreu çdo komunikim me botën e jashtme.
Sot ai zotëron mbi 1 milion bitcoin – një pasuri që vlerësohet mbi 100 miliardë dollarë – duke e renditur ndër 20 njerëzit më të pasur në planet. Por gjithsesi, identiteti i tij mbetet një mister i plotë.

Lexo edhe: “Gjenerata Z nuk po e shkatërron shqipen, ajo po e evoluon”, Alda Bardhyli për sfidat e gjuhës së shkruar

Pse ka bërë gjithçka për të shmangur vëmendjen publike?

“Në historinë moderne të shkencës nuk ka precedent për një person që krijon një teknologji revolucionare dhe e sjell në botë pa kërkuar asnjë meritë apo famë,” thekson Wallace.

Është një mister intrigues në një epokë ku misteret po zhduken dita-ditës. Ne tashmë e dimë identitetin e burimit sekret të Bob Woodward – “Deep Throat” – dhe se kush ishte autori anonim i romanit “Primary Colors” për fushatën presidenciale të Bill Clinton-it. Por Satoshi? Ai është bërë “një themelues mitik i një projekti me kapitalizim tregu prej 1 trilion dollarësh,” shkruan Wallace, megjithëse askush nuk ka ndonjë ide se kush është apo si duket.

Bitcoin u prezantua për herë të parë në Halloween-in e vitit 2008, në një dokument të shkurtër prej 9 faqesh të titulluar “Bitcoin: Një sistem elektronik pagesash nga një individ te tjetri”, ku Satoshi shpjegonte një sistem financiar që nuk mbështetej te bankat apo qeveritë.

Në fillim, Bitcoin u përqafua vetëm nga programues që mendonin se monedha tradicionale ishte e vjetruar dhe e cenueshme. Bitcoin, sipas Wallace, “ishte imun ndaj ndërhyrjeve nga pushtetet qendrore. Ndryshe nga ari, nuk mund të konfiskohej. Ndryshe nga një llogari bankare, nuk mund të ngrinte. Ndryshe nga një monedhë kombëtare, nuk mund të zhvlerësohej nga një bankë qendrore apo një diktator. Dhe ndryshe nga kartat e kreditit apo transfertat bankare, nuk kishte tarifa të larta transaksionesh.”

Me kalimin e viteve dhe me rritjen e pranimit të Bitcoin nga publiku i gjerë, edhe emri i Nakamoto-s fitoi famë – ndonëse ai vetë mbeti një hijë. Reperi Ye (ish-Kanye West) ka mbajtur një kapele me emrin e tij. Në Budapest është ngritur një statujë bronzi për nder të tij. Dhe një anije lundruese, e quajtur MS Satoshi, ka rekrutuar banorë për të krijuar “shoqërinë e parë sovrane të bazuar në Bitcoin,” shkruan Wallace.

Disa ekonomistë dhe teknologë madje mendojnë se Satoshi, edhe pse mbetet i panjohur, e meriton një Çmim Nobel.

Informacionet mbi të janë të pakta dhe të paqarta. Në profilet e tij në internet, ai pretendonte se ishte japonez – por shumica e ndjekësve të tij nuk e besojnë këtë. “Anglishtja e tij ishte e përsosur, me një vetëbesim natyral të një folësi amtar,” shkruan Wallace. “Dukej sikur ishte britanik, ose të paktën nga një vend i Commonwealth-it.”

nypost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0