Kush është Aaron Parnas? Ylli i TikTok që po ndryshon mënyrën... - Business Magazine Albania

Kush është Aaron Parnas? Ylli i TikTok që po ndryshon mënyrën si Gen Z informohet për politikën

Nëse nuk je në TikTok, mund të mos kesh dëgjuar për Aaron Parnas. Por për miliona të rinj amerikanë, ai është kthyer në një nga burimet kryesore të lajmeve politike. Me mbi 3.5 milionë ndjekës në TikTok dhe afro një milion në Instagram, Parnas po riformëson mënyrën si brezi i ri konsumon informacion.

Lexo gjithashtu: Baroni i Ballkanit/ Forbes shkruan për Samir Mane: Nga refugjat në miliarder

Nga gjeniu i drejtësisë te “influenceri” i lajmeve

Aaron Parnas nuk është një emër i zakonshëm në botën e medias sociale. Ai nisi kolegjin në moshën 14-vjeçare, u diplomua dhe përfundoi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit George Washington në moshën 21 vjeç, në vitin 2020. Po atë vit, ai bëri edhe një kthesë politike, duke kaluar nga republikan te demokrat.

Djalli është në detaje. Parnas është djali i Lev Parnas, një figurë e njohur në qendër të skandaleve politike amerikane, dhe historinë e tij e ka rrëfyer në librin “Trump First”.

Përveç rrjeteve sociale, Aaron ka punuar si avokat në fushën e litigimeve financiare dhe si strateg dixhital për demokratët. Rruga e tij drejt famës filloi gjatë pandemisë kur postonte video me analiza ligjore, ndërsa fama shpërtheu në vitin 2022, kur ai nisi të mbulonte pushtimin rus të Ukrainës, duke ndarë histori të afërmve të tij ukrainas. Brenda disa javësh, ai fitoi mbi 1.2 milionë ndjekës.

TikTok, nga kërcimi te kronika e lajmeve

TikTok nuk është më thjesht platformë për kërcime dhe sfida virale. Sot, gjithnjë e më shumë të rinj informohen përmes saj. Sipas Pew Research Center, 39% e të rriturve nën 30 vjeç ndjekin rregullisht lajmet në TikTok.

Megjithatë, shumë pak nga këta ndjekës ndjekin gazetarë tradicionalë. Në vend të tyre, ata zgjedhin zëra të rinj si Aaron Parnas. “Shumë prej ndjekësve të mi thonë se nuk shohin më CNN, FOX ose MSNBC,” tregon ai.

Sipas Parnas, brezat Gen Z dhe Gen Alpha janë të zhgënjyer nga media tradicionale, duke preferuar më shumë opinionet personale dhe rrëfimet autentike që rrjetet sociale ofrojnë. Dhe TikTok e bën këtë të mundur si askund tjetër.

Lexo gjithashtu: Drejtuesit e biznesit që kanë ndryshuar botën për mirë!

Sfida/ Shpejtësia vs Saktësia

Aaron Parnas i atribuon suksesin e tij faktit që vepron vetë, pa burokraci të shumta, dhe mund të postojë deri në 20 herë në ditë nëse duhet. Por ai e pranon: “Unë nuk jam gazetar investigativ. Thjesht shpërndaj informacion nga burime të verifikuara.”

Megjithatë, TikTok nuk është pa rreziqe. Pa standarde të qarta për verifikimin e informacionit, platforma është terren pjellor për dezinformim dhe interpretime të njëanshme.

Parnas e përshkruan raportin mes gazetarisë tradicionale dhe krijuesve të TikTok si një “thikë me dy presa”, nga njëra anë ndihmojnë lajmet të arrijnë te të rinjtë, nga ana tjetër shpesh nuk japin merita gazetarisë klasike.

 Fast Company

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0