Kurrë nuk keni qenë në gjendje të mbani një ditar më parë? Ky është formati i duhur për ju - Business Magazine Albania

Kurrë nuk keni qenë në gjendje të mbani një ditar më parë? Ky është formati i duhur për ju

Profesioni im është të shkruaj për produktivitetin dhe arritjet personale, prandaj pranoni një këshillë prej meje: Ju tashmë dini si të jeni të suksesshëm. Të gjitha këshillat e mira? Ju tashmë i keni dëgjuar ato. Pa dyshim që shumë njerëz ju kanë thënë të meditoni, të angazhoheni për të mësuar gjatë gjithë jetës , të përcaktoni qëllimet tuaja dhe pastaj t’i ndani ato në hapa të vegjël, të lexoni më shumë dhe, oh, të mbani një ditar .

Çelësi nuk është zbulimi i trukeve që nuk i keni ditur më parë. Truku qëndron tek fakti që të bëni që këshillat e arsyeshme që tashmë ju i dini të funksionojnë për ju. Kjo mund të jetë vërtet e vështirë. Meditimi, për shembull, tingëllon i thjeshtë. Por mijëra njerëz e kanë bërë atë të jetë një zakon i tyre. Mbajtja e ditarit (si të shkosh në palestër ) është e njëjta gjë. Ju filloni me qëllimet më të mira, vazhdoni për një kohë të caktuar, dhe më pas motivimi juaj lëkundet dhe ajo që ju mbetet juve është vetëm një tufë fletësh kryesisht bosh të pluhurosura.

Ndërsa gjetja e ritualeve dhe praktikave të duhura për ju është një çështje sprovash dhe gabimesh – si dhe me përshtatje të vazhdueshëm  – më shumë njohuri rreth gamës së opsioneve në dispozicion mund të ndihmojnë. Kohët e fundit kam hasur në dy këshilla të shkëlqyera për ata që më parë kanë dështuar në mbajtjen e ditarit

Një ide e lehtë për të mbajtur ditar

Ideja vjen nga tregtari Barry Davret përmes Medium. Në një postim të fundit , ai shpjegoi formatin e thjeshtë të  ditarit që përdor për të nxitur shkrimet e tij. I njëjti proces themelor mund të përdoret për të kapur ide biznesi, impulse krijuese, ose thjesht të qetësuar mendjen tuaj pas ditëve tuaja të lodhshme. Gjithçka që ju nevojitet është një fletore dhe një stilolaps.

Arsyeja që është kaq e pagabueshme është se nuk kërkon përpjekje të veçanta për të strukturuar ose analizuar mendimet tuaja, Davret shpjegon:

Filloni të shkurani në ditarin tuaj çdo natë para se të flini. Në ditarin tuaj, shkruani 10 deri në 12 përvoja nga dita juaj. Përvoja mund të jetë gjithçka. Mund të jetë diçka që e përjetoni vetë ose diçka që vëzhgoni.

Ju mund të dëgjoni një bisedë interesante në një kafene. Ju mund të derdhni një filxhan kafe të plotë mbi pantallonat tuaja në mes të një takimi. Çfarëdo që të jetë, shkruajeni. Shmangni çdo lloj filtrimi.

LEXO: Mënyra më e thjeshtë për të mbajtur ditar mirënjohje

(Ju mund t’i bëni gjërat edhe më të lehta për veten tuaj duke mbajtur shënim vëzhgime të denja për ditarin gjatë ditës, por kjo është krejtësisht opsionale.) Më pas , shkruani një ose dy mendime që u përplasën gjatë ditës. Pyesni veten: “Cilat ankthe, shqetësime ose ëndrra më pushtuan mendjen?” Dhe kjo është gjithçka që ju duhet të bëni çdo ditë (me të vërtetë, është kaq e thjeshtë).

Përveç përfitimeve të provuara për shëndetin mendor nga ky lloj shkrimi shprehës , periodikisht ju do të jeni të motivuar të shikoni prapa për atë që keni shkruar, shpjegon Davret, dhe kjo është kur ndodh magjia.

“Zgjidh një pjesë të shënimeve në ditarin tënd. Pyete veten se çfarë të mëson për veten, njerëzit ose jetën. Nuk do të gjesh përgjigje gjatë gjithë kohës. Ndonjëherë, do të hasni në mësime që do t’ju ndihmojnë në përmirësimin tuaj “, shkruan ai.

Dhe një ide edhe më e lehtë për të mbajtur ditar

Ende tingëllon shumë për ju? Autori Gretchen Rubin mund të ketë zgjidhjen perfekte për mbajtjen e ditarit edhe për mbajtësit më dembelë të ditarëve. Ajo sugjeron zakonin jashtëzakonisht të lehtë për të shkruar një kujtim të vetëm çdo natë para se të flini.

“Një fjali është e mjaftueshme. Kur e shikoj përsëri vite më vonë, ajo fjali e vetme  me të vërtetë i mban kujtimet të gjalla – me të vërtetë e kthen të kaluarën – e cila është një nga gjërat që vërtet doni të bëjë një ditar,” Rubin shpjegon. Shkenca është në anën e saj – studimet tregojnë se thjesht shikimi i përvojave të përditshme mund të na sjellë gëzim të madh.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0