Kur do të nisë pagesa në “Rrugën e Kombit”? - Business Magazine Albania

Kur do të nisë pagesa në “Rrugën e Kombit”?


Është miratuar në Këshillin e Ministrave dhënia me koncesion e Rrugës së Kombit. Një konsorcium firmash, ndër të cilat ‘Salillari’ dhe ‘Kastrati’ kanë marrë me koncesion për 35 vjet një prej rrugëve më të rëndësishme të Shqipërisë.

Në këtë mënyrë, duke filluar nga muaji Shkurt, qytetarët që do të qarkullojnë në Rrugën e Kombit do të duhet të paguajnë një tarifë prej 5 euro.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe në vijim të vendimit nr.634, datë 1.10.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat të punëve publike dhe shërbimeve për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI:
Miratimin e kontratës së koncesionit “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot-Morinë”, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe Konsorciumit “Catalyst Viva Das General Contracting LLC Salillari, sh.p.k. – Bee Tech – Violiap Ateve “Kastrati, sh.a”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendimin e KM.

Komisioni i vlerësimit dhe konsulenti ndërkombëtar “International Financial Coorporation”, vlerësoi propozimet teknike dhe ligjore për të shpallur ofertën më të mirë.

Kompania fituese do të duhet të përfundojë disa vepra të rëndësishme dhe të domosdoshme për këtë rrugë, që është e papërfunduar akoma. Koncesioneri do të duhet të ndërtojë urën e re të Kukësit, si dhe rehabilitimin e skarpateve gjatë gjithë gjatësisë së rrugës, po kështu edhe tunelin në dalje të urës së Kukësit dhe disa elementë të rrugës duke përfshirë sinjalistikën dhe ndriçimin e kryqëzimeve.

Është parashikuar një investim midis 38-43 milionë euro që do t’a bëjë kompania që ka fituar koncesionin. Ajo do të ketë për detyrë edhe mirëmbajtjen rutinë e atë periodike të këtij segmenti mjaft të rëndësishëm.

Burimi: lajmifundit.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0