Kur do të fillojnë negociatat për Brexit? - Business Magazine Albania

Kur do të fillojnë negociatat për Brexit?


Negociatat serioze për Brexit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe pjesës tjetër të Bashkimit Evropian, zor se mund të fillojnë para fundit të vitit 2017. Kështu deklaroi ish-Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman van Rompuy, duke e cilësuar vendimin britanik për t’u larguar nga unioni si një gjymtim politik.

Sipas Rompuy, nuk pritet që negociatat për largimin britanik të nisin para formimit të qeverisë së re gjermane pas zgjedhjeve të shtatorit të ardhshëm. Rompuy gjithashtu tha se bisedimet do të jenë të vështira, por mund të sjellë përfitime reciproke dhe se i takom Londrës që të bëjë lëvizjen e parë.

Vetë Britania e Madhe, përmes kryeministres Theresa May ka bërë me dije se artikulli 50, i cili i hap rrugën negociatave të ndarjes, nuk do të përdoret para vitit 2017. Liderët e çdo vendi të Bashkimit Evropian, me përjashtim të Britanisë, do të mblidhen në Sllovaki të premten për të dikutuar të ardhmen e bllokut. Sipas një pjese të analistëve, mungesa britanike tregon se të paktën “de facto” ndarja ka nisur.

Ish-kreu i Këshillit të Evropës, Van Rompuy tha se bisedime teknike për largimin e Britanisë mund të nisin që nesër, por ato që vërtetë kanë rëndësi nuk do të nisin pa u formuar qeveria e re gjermane, pra në tetor apo nëntor të vitit të ardhshëm.

Ai gjithashtu hodhi poshtë zërat se në negociata, Evropa do të përpiqet të ndëshkojë Britaninë për braktisjen, por shtoi se Brukseli ka dëshirë të mos nxisë vendet e tjera që të largohen. Siaps tij, Evropa ka shumë punë për të bërë, pasi imazhi i saj që ishte shembull për shumë vende, është njollosur pas Brexit.

Burimi: top-channel.tv 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0