Kur historinë e Shqipërisë e gjen në vende "cool" - Business Magazine Albania

Kur historinë e Shqipërisë e gjen në vende “cool”

~9 minuta lexim


Shkruar nga Kostandin Feshti

E kush nuk adhuron foto të bukura, por në të njëjtën kohë dhe të veçanta? Të gjithë duam kësisoj fotosh. E kush nuk pëlqen të drekojë apo te shoqërojë një bisedë të këndshme me nje pije të mirë, qoftë ajo një gotë e freskët vere e bardhë apo një çokollatë e ngrohtë dimri? Të gjithë i dashurojmë këto momente. Por sigurisht që të dyja ndodhitë e lartpërmendura, ndodhin në vende të caktuara. Vende autentike, interesante, ‘cool’. Cilësi që krijuesit e 3 lokacioneve të mëposhtme i kanë pasur si qëllim gjatë ngritjes së biznesit të tyre.

Si popull, nganjëherë, pak të interesuar jemi për historinë e vendit tonë. Flas për historinë e shkruar në libra, e cila është e stërzgjatur me detaje. Por kur vjen puna tek historia e shpalosur në mure, me objekte simbolizuese, fotografi domethënëse, thënie të goditura si aksesor ambjenti, të gjithë jemi sy e vesh.

Pra paskemi nevojë për vende si:

  • Kamp 99 (Restorant në Tiranë)
  • Kafe Komiteti (Kafene në Korcë/Tiranë)
  • Republika (Pub në Korçë)

Lokacione, të cilat me dëshirën e madhe për t’i qëndruar pranë tradicionales dhe historisë shqiptare, kanë strukturuar disa nga vendet më të dashura dhe të ngrohta për njerëzi, qofshin ata  vendas, turistë apo thjesht individë të interesuar për të kaluar kohë me tradicionalen e përditësuar.

1-Kamp 99

I hapur disa javë më parë, ky restorant numëron dhjetra rezervime dhe klientë, si pasojë e kulinarisë së mirë dhe ambjentit të këndshëm, i cili sa “edgy” aq dhe perfekt për një darkë të madhe mes miqsh apo një drekë të ngrohtë familjare.

Me një kuzhinë e cila varion që nga gatimet e detit e deri tek ato të mishit, me një larmishmëri produktesh, me shefë nga më të talentuarit, të cilët i trajtojnë pjatat ashtu si një piktor tablonë, nëse doni të kaloni disa momente mjaft të veçanta, të shoqëruara dhe me një muzikë të lehtë në sfond, ky është vendi juaj. Shkoni dhe vizitojeni që tani, pasi ky restorant do të bëhet shumë shpejt një nga vendet më “IN” të Tiranës, dhe besoj se një tavolinë do të jetë paksa e vështirë për t’u zënë. Sipërmarrësi, të cilët janë të afirmuar në fushën e kulinarisë në vendin tonë, si pasojë e zinxhirit “Vita 99”, janë duke punuar shumë që ky vend të marrë suksesin dhe njohjen, që sigurisht, meriton.

2-Kafe Muzeum Komiteti

Mund të themi pa pikë dyshimi se ky vend jo e përqafon traditën shqiptare, por e bën atë akoma dhe më tërheqëse nga ajo ç’është, nisur që nga atmosfera që krijohet falë muzikës së mirë, por dhe çdo gjëje që “Komiteti” mbart. Me shije nga më të ndryshmet. Me një menu të mbushur me kombinime likernash, pijesh të ngrohta, të ftohta, mbi të gjitha, të veçanta, “Komiteti” është destinacioni i të gjithë atyre që vizitojnë qytetin e bukur të Korçës, kryeqytetin tonë dhe shumë shpejt, atë të Gjirokastrës.

Është pikërisht vendi për të cilin ju fola në fillim. Origjinal, rustik, tradicional, “cool”, i duhuri për të kaluar kohë me të dashurit tuaj. Është dhe mjaft i denjë për disa foto interesante. Duhet përmendur se gjithashtu është dhe vendi i preferuar i mjaft personazheve publik të ekraneve tona.

Themeluesi i “Kafe Muzemum Komiteti”, Arbër Çepani, nuk është vetëm një nga figurat më elokuente të ekranit, një nga personat më të dashur për njerëzit (jo vetëm që nga ditët e Big Brother, por dhe sot), ai është dhe një nga ambasadorët më të mirë për reklamimin, marketimin dhe përqafimin e vlerave dhe traditave që Shqipëria jonë mbart.

Ai vetë është shprehur se qëllimi i këtij lokacioni është “t’i sjellë njerëzit më pranë kulturës sonë dhe traditave, të cilat vitet e fundit sikur e kishin humbur kuptimin.”

Dhe pse “Kafe Muzeum Komiteti” sa vjen e rritet dita ditës, duke u qasur me një sukses mjaft të madh, Arbëri nuk kënaqet me kaq dhe punon fort e më fort për t’a çuar “Komitetin” lart e më lart. Në një artikull tjetër për një blog shqiptar ai vetë ka pohuar se sipas tij, “një sipërmarrës nuk duhet të vetëkënaqet asnjëherë me arritjet e tij, por duhet të punojë gjithnjë e më shumë më pasion, dashuri e vullnet për të bërë ëndrrat realitet.” Ne i urojmë “Kafe Muzeum Komiteti” sa më shumë suksese, pra klientelë…

3- GastroPub “Republika”

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, vjen në këtë listë “GastroBar Republika”. Një ambjent mëse i njohur në qytetin e Korçës, “Republika” njihet për ushqimin e mirë, shumë-llojshmërinë në pije dhe sigurisht për muzikën, e cila dhurohet nga performancat e shumta live që jepen në këtë pub.

Por ky vend nuk është i njohur vetëm nga Korçarët. Jo, aspak. Është një nga lokacionet më interesantë për të gjithë ata që vizitojnë këtë qytet të bukur, qofshin shqiptarë apo turistë të huaj. Ndoshta, i gjithë ky interes vjen si pasojë e stilit të veçantë që Republika ka. Mbetemi akoma tek hapësirat “cool, “funky”, por me një ‘hint’ tradicionaleje, që e bën Republikën akoma dhe më të pëlqyer nga njerëzit, dhe e ka bërë pjesë të kësaj “Top 3”.

Një nga pubet më të përfolur për faktin se është gjithmonë “plot”. Një vend që tërheq klientelë si pasojë e gjithpërfshirjes kulinare, që nga pjatat më moderne e deri tek ato më traditë, tek koktejl-et më të veçantë, të cilët mund t’i perifrazosh me këtë shprehje “duke i parë, dehet syri, e jo më mendja.”

Me një sukses të plotë nga pas, me një emër tashmë të njohur, “GastroPub Republika” vazhdon të rritet dita-ditës, duke u bërë akoma dhe më shumë “people’s favorite”…

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia nuk është asgjë. E rëndësishme është që të kesh besim te njerëzit.”
— Steve Jobs
Must watch
Think Big Sezoni III
Startup Life in Albania
Think Big Sezoni II
Think Big Sezoni I
LiveME Kristi Kumria
Spark.me 2018
AllWeb Albania 2019
Business Mag Automotive
Business Life
BusinessMag Reviews
AllWeb Event
Event Coverage
Spark Me
Intervista
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0