Me shume njerez perdorin me shume ekrane per te shijuar Kupen e Botes.
GLOBAL: Pothuaj gjysma e personave shikues te TV ne gjithe boten gjate mbremjeve jane duke perdorur disa ekrane njekohesisht, ndersa Kupa e Botes, Brazil 2014 eshte duke e nxitur me shume kete trend.
Studimi i quajtur “The Connected Life” nga kerkuesit e tregut TNS analizoi 56, 600 perdorues internet ne 50 shtete, per te kuptuar se si teknologjia eshte duke transformuar jeten e tyre. U zbulua se 48% e atyre qe shikonin TV ne mbremje, ne te njejten kohe angazhoheshin ne aktivitetet te tjera dixhitale, te tilla si mediat sociale apo kontrolli I postes elektronike (email-it) apo duke bere shop online.
Nisur nga ky studim, ne mungese te statistikave studimore, edhe ne Shqiperi do te vinim re kete fenomen ne perqindje te rendesishme; besoj cdokush nese do te kujtoje se si i kalon mbremjet ne shtepi, mund teshprehet se pothuaj te gjithe personat ne shtepi, nderkohe qe ndjekin nje program ne TV, ne te njejten kohe nuk e ndajne smartphone e tyre nga dora. Dhe kryesisht jane duke u angazhuar ne biseda te ndryshme “conversations” ne Facebook, duke postuar statuse apo duke bere Likes si edhe duke naviguar ne faqe ku mund te behet shop online.
Duke u kthyer tek studimi i TNS, nga te dhenat doli ne pah se kerkesa per permbajtje (content) Live eshte amplifikuar pergjate Kupes se Botes ne javet e fundit, ku shikuesit ne gjithe boten aksesojne eventin ne fjale nepermjet pajisjeve (device) te ndryshme ne shtepi dhe ne levizje, ndersa jane ne te njejten kohe duke u angazhuar ne bisede ne platformat e mediave sociale.

REKORDI I NDERVEPRIMEVE NE TWITTER
Ndeshja gjysme finale ne te cilen ekipi i vendit organizator Brazil humbi thelle (1 – 7) ndaj Gjermanise realizoi nje numer rekord nderveprimesh ne Twitter, sipas raportit te Guardian: 35.6 milion tweets pergjate takimit te cilat thyen rekordin e meparshem prej 24.9 milione tweet gjate eventit Super Bowl 2014.
Nje tjeter rekord ishte numri prej 6,341 tweets per minute gjate ketij evenimenti.

Kupa e Botes, Brazil 2014 ka verejtur nje rritje te personave qe e ndjekin ndeshjne e transmetuar ne TV nga pajisje alternative por kjo nuk ishte dicka qe vendoste rekorde pasi kjo praktike ishte tashme e perdorur gjeresisht nga shikues qe ndiqnin programet e tyre te preferuara nga laptopet, tabletet apo kompjuteret.
25% e personave te anketuar ne gjithe boten shikonin cdo dite emisione (permbajtje) nga pajisje dixhitale apo nga kompjuteret e tyre.
Nje rast I vecante ishte Hong Kong ku ka periudha kur me shume persona zgjedhin te shohin TV dhe video Online nga pajisjet e tyre dhe jo nga TV tradicional. Per shembull pas darke, 26% e njerezve ndiqnin emisione , filma apo ndeshje futbolli nga pajisjet e tyre dixhitale ndersa vetem 14% I ndiqnin ato nga ekrani i TV.

Megjithate kjo nuk do te thote qe ekrani tradicional i Televizionit eshte drejt zhdukjes. Ne nivel global, tre te katertat e te anketuarve (75%) ulen perpara ekranit te TV cdo dite dhe nje pjese e madhe e tyre konsumojne ushqimin e tyre duke pare emisionet e mbremjes.
Duke komentuar keto zbulime, Matthew Froggatt, drejtor department tek TNS, u shpreh se “rritja e multiscreening eshte nje fenomen I dukshem dhe ne rritje, vecanerisht ne tregjet aziatike”.
Reklamuesit duhet te pershtaten me nje perqasje me te integruar online ne menyre qe te angazhohen gjithmone e me shume me konsumatoret e tyre.
Burimi i informacionit: TNS, The Guardian: permbajtje shtese nga Warc; perkthyer dhe redaktuar nga staffi i Infoalbania.org
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto