Kukulla Labubu me madhësinë e njeriut shitet për më shumë se 150,000 dollarë - Business Magazine Albania

Kukulla Labubu me madhësinë e njeriut shitet për më shumë se 150,000 dollarë

Kukulla Labubu me madhësinë e njeriut shitet për më shumë se 150,000 dollarë

Një kukull Labubu me madhësinë e njeriut u shit këtë javë për një shifër rekord prej 1.08 milionë juanësh 150,324 dollarë sipas një shtëpie ankandi kineze.

Figurina 131 cm  u shit në ankandin ndërkombëtar Yongle në Pekin. Organizatori i ankandit tha se tani ishte lodra më e shtrenjtë e këtij lloji në botë. Kukullat Labubu janë personazhe të çuditshëm përbindëshash të krijuar një dekadë më parë nga artisti i Hong Kongut Kasing Lung, të cilat janë rritur në popullaritet vitet e fundit pas një numri mbështetjesh nga të famshëm. Kukullat Labubu, të shitura nga kompania kineze e lodrave Pop Mart, zakonisht kushtojnë rreth 50 juanë.  Ankandi i kësaj jave iu dedikua tërësisht Labubu-t. U hodhën në shitje 48 artikuj, ndërsa në sallë morën pjesë rreth 200 persona. Shtëpia e ankandeve njoftoi se arriti të mbledhë gjithsej 3.37 milionë juanë. Figurinat kanë shkaktuar një ethe blerjeje në mbarë botën pasi janë shfaqur shpesh në postime në rrjetet sociale nga Lisa, anëtare e grupit K-pop Blackpink.

Lexo edhe:Musk i kërkon falje Trump-it: “E teprova me komentet e mia”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0