Kujtim Thaçi, mjeku nga Kosova bëhet shqiptari i parë që publikon punim shkencor në Harvard - Business Magazine Albania

Kujtim Thaçi, mjeku nga Kosova bëhet shqiptari i parë që publikon punim shkencor në Harvard

PROFIL-Doktori shqiptar Kujtim Thaçi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke u bërë shqiptari i parë që publikon një punim shkencor në Universitetin e Harvardit  një nga institucionet më prestigjioze në botë.

“Kam nderin dhe kënaqësinë të ndaj me ju suksesin tim të jashtëzakonshëm: publikimin e punimit shkencor si autor i parë me Harvard Medical School. Ky punim është botuar në revistën Glycoscience & Therapy të Chinese Academy of Sciences,” ka shkruar Dr. Thaçi.

Punimi i tij trajton një temë me ndikim të madh në mjekësinë moderne: rëndësinë e glikozilimit të immunglobulinës IgG në zhvillimin e metodave të reja për zbulimin dhe trajtimin e hershëm të hemokromatozës neonatale   një sëmundje e rrallë që prek foshnjat e porsalindura.

Lexo edhe:Aurrel Kondi – Nga sfidat personale në Berlin te ndërtimi i urave mes diasporës dhe Shqipërisë falë “Illyrian Brains”

Ky zbulim shkencor hap horizonte të reja për diagnostikim dhe menaxhim më të mirë prenatal dhe postnatal të kësaj sëmundjeje, duke e bërë këtë arritje një kontribut të çmuar për shëndetin global.

“Ky punim thekson, për herë të parë, rëndësinë e glikozilimit të immunglobulinës IgG për zhvillimin e qasjeve të reja diagnostikuese dhe terapeutike për zbulimin e hershëm, si dhe për menaxhimin pre  dhe postnatal të hemokromatozës neonatale. Koncepti shkencor i thellë, si dhe stili i shquar akademik, bënë që ky punim të pranohet për botim nga Chinese Academy of Sciences. Sugjeroj që të gjithë profesionistët shëndetësorë dhe shkencëtarët tanë, sidomos specialistët e imunologjisë, pediatrisë dhe reumatologjisë, ta lexojnë me vëmendje këtë studim,” u shpreh Dr. Thaçi në një postim të tij në Facebook.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0