Kujdes nëse ulni xhirot - Business Magazine Albania

Kujdes nëse ulni xhirot


Nuk po flasim për xhirot me makina, apo xhirimin e gomave në një garë shpejtësie. Flasim për xhirot e bizneseve: aktivitetin tregtar të tyre, ose me saktë ritmin me te cilin ecin dhe arkëtojnë para sipërmarrjet.

Drejtoria e Tatimeve, në një njoftim të saj zyrtar thekson se Administrata Tatimore ka konstatuar nga monitorimi i vazhdueshëm se ka tatimpagues aktivë që kanë pasur rënie në xhiron e deklaruar në kasat fiskale, krahasuar me periudhat paraardhëse. Ndaj tatimpaguesit duhet të vetëkorrigjojnë raportimet, duke reflektuar aktivitetin real që ushtojnë.

Sipas tatimeve, të gjitha rastet do të kontrollohen përmes thirrjeve në zyrë, vizitave në terren, vizitave fiskale në raste të veçanta, si dhe përmes çdo rruge tjetër komunikimi.

Tatimet kanë konstatuar edhe tatimpagues, të cilët nuk transmetojnë rregullisht shitjet e tyre ditore. Në këtë rast, sipërmarrjet duhet të informojnë tatimet për shkaqet, për të cilat nuk është bërë i mundur transmetimi, si dhe të marrin masa për të rregulluar problemin.

Nëse në vijim, nga ana e tatimpaguesve nuk do të merren masat e nevojshme për përmirësimin e raportimit me kasë fiskale dhe transmetimet ditore të shitjeve, ata do të bëhen objekt i kontrolleve tatimore.

Sipërmarrjet do të njoftohen përmes telefonit nga stafi i Qendrës së Thirrjeve, sipas njoftimit zyrtar të Tatimeve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0