Ambasada Amerikane ka njoftuar një ndryshim të ri në lotarinë amerikane. Nëse jeni përzgjedhur si fitues, KCC do të dërgojë një email, i cili kërkon dokumentat tuaja civile.
Nëse nuk dërgohen këto dokumenta përmes email, nuk do t’ju caktohet një datë interviste.
Ky është njoftimi i postuar nga Ambasada Amerikane e Tiranës:
Jeni i përzgjedhur për Programin e Lotarisë DV2019? KCC ka ndryshuar procedurat – rreth një muaj përpara se çështja juaj të bëhet gati për intervistë, KCC do t’ju dërgojë një email që ju kërkon të dërgoni me email dokumentet tuaja civile. Nëse ju nuk i dërgoni ato, KCC nuk do t’ju caktojë një datë interviste. Mos e humbni shansin tuaj!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.