Kujdes këmbësorë! Masa të reja shtrënguese janë marrë në këtë kohë pandemie

Kujdes këmbësorë! Masa të reja shtrënguese janë marrë në këtë kohë pandemie


Kryeministri i vendit Edi Rama, në një postim në Facebook, ka lajmëruar disa masa të reja shtrënguese. Në këtë kohë pandemie janë marrë shumë masa shtrënguese, por këto merren për të mirën e të gjithë qytetarëve.

Lexo: Masat për parandalimin e Koronavirusit, MIE: Ndalohen fluturimet për në Britaninë e Madhe

“Nuk ka rrugë tjetër për ta fituar këtë luftë, ku askush përveç atyre që shërbejnë në strukturat kritike të shtetit dhe atyre që punonjnë në hallkat themelore të zinxhirit ekonomik të vendit, nuk duhet të dalë nga shtëpia përveçse për nevojat bazë të furnizimit me ushqim apo ilaçe”, theksoi kryeministri i vendit.

Disa nga masat janë:

  1. Duke nisur nga sot, çdo ditë në vijim pas orës 18:00 do të ndalohet edhe lëvizja me këmbë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
  2. Nga nesër me urdhër të Ministres së Shëndetësisë do të hyjnë në fuqi, gjoba edhe për këmbësorët dhe për ata që ulen në parqe apo mjedise të tjera të hapura. Shëtitjet nuk janë domosdoshmëri, jetike në këtë kohë lufte dhe uljet nëpër parqe janë të palejueshme!

Rama tha se: “Këtë luftë do ta fitojmë vetëm nëse i bëjmë me vullnet të hekurt të gjitha ato që nuk duam!”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0