Kufizimet e energjisë/ Enti Rregullator: Nuk do të ketë sanksione për kompanitë e liçensuara - Business Magazine Albania

Kufizimet e energjisë/ Enti Rregullator: Nuk do të ketë sanksione për kompanitë e liçensuara

Enti Rregullator i Energjisë ka reaguar në lidhje me shpalljen e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike nga qeveria shqiptare, duke iu kujtuar të gjithë të licencuarve se nuk do të jenë përgjegjës për sanksionet e ardhura si rezultat i ndërprerjes ose kufizimit të energjisë elektrike.

ERE sjell në vëmendje ligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”, që përcakton rastet se kur shpallet gjendja e emergjencës, si dhe hapat e mëtejshëm që mund të merren nga qeveria në drejtim të kufizimit të përdorimit të energjisë.

Sipas ligjit, gjatë situatave emergjente, të licencuarit dhe klientët duhet të respektojnë kufizimet në përdorimin e energjisë elektrike, që bazohen në kritere të paracaktuara, që kanë të bëjnë me menaxhimin e disbalancave prej Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

Gjithashtu, në situata emergjente, Këshilli i Ministrave mund të vendosë mbi të licencuarit detyrimin e shërbimit publik në lidhje me sigurinë e furnizimit, duke përfshirë detyrimin e importit të energjisë elektrike, detyrimin e furnizimit vetëm të kategorive të caktuara të klientëve ose kushte të tjera të veçanta në kryerjen e aktiviteteve të licencuara. Përmes vendimit të marrë në datën 8 tetor, Këshilli i Ministrave shpalli gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji elektrike, duke urdhëruar kompanitë publike të pezullojnë planet e investimeve./SCAN TV

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0