Revista ‘Foreign Policy’ ka publikuar renditjen e shteteve ku sipermarresit duhet te investojne gjate vitit 2014, duke e renditur Shqiperine ne vendin e 53-te.
Sipas indeksit te fitimit baze te ‘Foreign Policy’, vendi yne ka permiresuar pozicionin krahasuar me nje vit me pare, kur renditej ne vendin e 71-te.
Ne renditjen me 112 vende, Shqiperia le pas shtete te rajonit si Greqia, Serbia, Bosnje-Hercegovina dhe vende te tjera. Klasifikimi, sipas revistes, bazohet ne 8 faktore qe kane te bejne me klimen e biznesit qe ofrojne keto vende dhe sigurine e investimit.
Ato jane: rritja ekonomike, stabiliteti financiar, siguria fizike, korrupsioni, varesia nga qeveria, bashkepunimi mes partnereve lokale, kontrolli mbi kapitalin dhe kursi i kembimit.
Pas publikimit te ketij raporti, ka reaguar ne faqen e tij ne Facebook, kryeministri Edi Rama. “Te dashur miq, dua te ndaj me ju kete lajm te mire. Ne vetem me pak se 300 dite kemi dhene mesazhet e sinjalet e duhura. Por ky eshte vetem fillimi, nuk duhet ta harrojme as une as Ju”, shkruan kryeministri Rama. /
Top Channel
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto