Ku po përqëndrohen pjesa më e madhe e investimeve të huaja? - Business Magazine Albania

Ku po përqëndrohen pjesa më e madhe e investimeve të huaja?


Afro 60% e investimeve të huaja në tremujorin e dytë të vitit u përqendruan në projektet madhore në energjetike. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se rritja e investimeve të huaja në këtë tremujor ishte e lidhur në masën dërrmuese me këto projekte.

Të dhënat e tremujorit të dytë treguan se investimet e huaja direkte prekën vlerën e 261 milionë eurove, në rritje me 37% krahasuar me tremujorin e parë të vitit apo me 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Por, të dhënat e detajuara dëshmojnë se rritja e investimeve ka ardhur e gjitha nga pak projekte madhore të sektorit të energjisë. Ajo që bie në sy është rënia drastike në dy vitet e fundit e investimeve në industrinë nxjerrëse, sektori që kishte udhëhequr rritjen e investimeve të huaja në vitet e fundit.

Të dhënat e sakta nuk publikohen nga Banka e Shqipërisë për arsye të konfidencialitetit, sepse, mesa duket, kanë ardhur të gjitha nga një ndërmarrje e vetme. Megjithatë, duke llogaritur diferencën mes totalit dhe shumës së sektorëve të tjerë, mund të vlerësohet se investimet në industrinë nxjerrëse kanë qenë pak më shumë se 30 milionë euro.

Kjo është vlera më e ulët që nga viti 2014 e në vazhdim. Kompania më e madhe e këtij sektori, Bankers Petroleum, ka ulur ndjeshëm investimet, për shkak të rënies së çmimit të naftës në bursa. Këtë vit, rënia e investimeve mund të jetë ndikuar edhe nga fakti që Bankers ka qenë në proces të shitjes së aksioneve te një kompani kineze, shitje që u finalizua në fund të shtatorit.

Duke qenë drejt largimit, kanadezët nuk kanë qenë shumë të interesuar për të investuar më tej në kompani. Sektori i fundit që ka pasur një peshë domethënëse në ecurinë e invesitmeve të huaja ka qenë ai financiar. Investimet e huaja në këtë sektor për tremujorin e dytë ishin 25 milionë euro dhe që lidhen kryesisht me injektim kapitali shtesë në bankat tregtare të vendit prej grupeve të huaja zotëruese.

/ACP.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0