Dje, nxënësit u kthyen në shkolla për t’ju rikthyer mësimit “në realitetin e ri”, me distancim social, orar mësimor të reduktuar dhe mbi të gjitha me disa turne.
Covid19 ka shkaktuar problemin më të madh në sistemin e edukimit në histori duke prekur kështu rreth 1.6 bilion persona (që janë pjesë e sistemit) në më shumë sesa 190 shtete. Mbyllja e shkollave ka prekur 99% të studentëve sidomos në vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme. [United Nation, gusht 2020]
Kjo krizë në edukim prek më shumë shtresat në nevojë, fëmijët që jetojnë në zonat periferike, personat me aftësi ndryshe, etj, duke ndikuar kështu në procesin e edukimit.
23.8 milion fëmijë dhe të rinj mund të mos kenë mundësi që të ndjekin shkollën këtë vit të ri akademik vetëm për shkak të pandemisë së Covid19. Kjo ka ndikuar edhe tek prindërit e fëmijëve të cilët janë në marrëdhënie pune dhe nuk kanë mundësi të ndjekin fëmijët në procesin e të mësuarit dhe për më tepër nxit rriskuan e dhunës ndaj vajzave dhe grave.
Por çfarë po ndodh me edukimin në Shqipëri?
Problemet që ka sistemi i arsimit në Shqipëri (sidomos arsimi 9-vjecar dhe i mesëm) dolën në dukje shumë më tepër gjatë kohës së pandemisë.
Mësues të gjendur përballë nevojës për të përdorur një “teknologji” që nuk e njihnin, prindër që tentonin të plotësonin rolin e mësuesit për fëmijët, mungesa e pajisjeve teknologjike për fëmijët për të ndjekur “mësimin online”, mungesa e mbulimit me internet, etj. E gjithë kjo histori e zhurmshme e nxënësve që duhet “të bënin sikur” mësonin online dhe e mësuesve sikur shpjegonin, në fund i vunë kapakun duke mos vlerësuar nxënësit për çfarë “mësuan online”.
Përpos problemeve të përmendura më sipër, klasat gjithmonë edhe më shumë po zvogëlohen.
Lindshmëria në Shqipëri, ka rënë me 6% në vitin 2018, krahasuar me një vit më përpara. Emigrimi në vitin 2019 është rritur me 13% krahasuar me vitin 2018.
Ulja e lindshmërisë si dhe rritja e emigrimit janë dy indikatorët kryesorë, të cilët ndikojnë tek ulja e popullsisë në Shqipëri.
Sipas të dhënave të UNESCO në vitin 2017 numri i të rinjve të cilët zgjodhën të iknin për studime jashtë Shqipërisë ishte 17 448. Pra, rreth 7.1% e të rinjve të cilët janë në moshë për universitet zgjedhin që të ikin për studime jashtë Shqipërisë.
Nga të cilët:
- 10 % kanë shkuar për studime në Evropën Qendrore dhe Lindore,
- 82% kanë zgjedhur për studime Evropën Perëndimore;
- 5.1 % kanë zgjedhur për studime Amerikën.
Në vitin 2017, numri i të rinjve në moshë për universitet ishte 247232 në vitin 2018 ky numër ishte 239 865 duke pësuar kështu një rënie me rreth 3%.
Për çfarë ka nevojë sistemi i edukimit?
Politika të forta brain gain për të kthyer të rinjtë që kanë studiuar jashtë për të investuar dijet e tyre në Shqipëri.
Nxitjen e të rinjve me rezultatet të larta, për të zgjedhur profesionin e mësuesit pasi rezultati i punës së një mësuesi reflektohet në cilësinë e brezave që po rriten dhe po regjistrohen në universitete. Jo të gjithë mund dhe duhet të jenë mësues.
Më shumë investime në arsim si; infrastrukturë, teknologji, programe mësimore.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.