Kryqi i Kuq lancon aplikacion ndihme per iOS dhe Android - Business Magazine Albania

Kryqi i Kuq lancon aplikacion ndihme per iOS dhe Android


Kryqi i Kuq nisi aplikacionin e pare ndihmes per iOS dhe Android, qe eshte e para nga seria e aplikacioneve qe organizata do te lancoje kete vit.
Ky aplikacion eshte nje burim kryesor ne situatat emergjente. Ju mund te shikoni se cfare te beni nese nje person prane jush ka gjakderdhje, pershembull dhe te ndiqni nje liste me hapa per te percaktuar dhe menaxhuar me mire situaten.

“Ka dimension ne kohe reale per kete. Nese dikush afer meje po mbytet une mund te ndjek dy ose tre hapa te thjeshte”,- tha per Mashable, Jack McMaster, president per pergatitjen dhe shendetin ne Kryqin e Kuq.

Karakteristika te tjera te aplikacioneve mesojne te perbashketat e ndihmes se pare, ofrojne kuice qe testojne njohurite tuaja dhe shperndajne lajme nga Kryqi i Kuq.

Sipas McMaster, ky aplikacion nuk eshte menduar per EMT, mjeke, ndihmesmjeke dhe infermiere, por siguron nje burim te madh per prinderit dhe dadot. Nuk ka nevoje per lidhje me internetin, qe eshte nje nga karakteristikat e dobishme per situatat emergjente. 

“Ne kemi arritur nje paradigem komunikimi te re dhe ndarje informacioni dhe mendojme se do te kemi ndikim te matshem. Pjesa e nderlikuar eshte, nese i sillni informacione njerezve ata te mos i kushtojne vemendje. Formati i librit eshte lene ne raft ne shtepi”,- tha Mcmaster.

Ndersa jane aplikacione te tjera ndihmese ne dispozicion, Kryqi i Kuq pershkon territore te panjohur duke ofruar hapat per perfundimin e detyrave, te cilat me pas ju mund t’i ndani ne rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook.
Kryqi i Kuq do te zbuloje edhe aplikacione per stuhi, termet, tornado dhe permbytje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0