Kryeministri Rama u rikujton ministrave Kodin e Etikës - Business Magazine Albania

Kryeministri Rama u rikujton ministrave Kodin e Etikës

Kryeministri Rama

Në mbledhjen e parë të qeverisë, pas ceremonisë së betimit, Kryeministri Rama foli edhe për Kodin e Etikës, duke i ftuar ministrat të mos e shkelin atë.

Sipas tij, dhëtimet, pushimet, drekat, darkat, lëvizjet me makina zyrtare, fluturimet apo dhuratat nuk duhet të merren si sende personale për t’i dërguar në shtëpi.

“Çdo anëtar kabineti të betohet këtu dhe para publikut për besnikëri dhe respektim të Kodit Etik, duke marrë qysh sot përgjegjësinë personale. Kodi është në fuqi dhe do them vetëm disa pika kyçe. Fjalët janë rrjedhoja edhe e eksperiencës së këtyre viteve, por dhe nevoja që puna të jetë sa më e njehsuar në pritshmërinë e qytetarëve ndaj nesh”, u shpreh Rama.

“Për shembull, në Kod thuhet se asnjë qeveritar s’mund të udhëtojë me bussines class, apo që të udhëtojë jashtë, të drekojë apo darkojë. Mund të largohet vetëm për raste familjare, apo kur ka arsye pune të njoftuara më herët. Udhëtimet dhe pushimet janë zbatuar nga ne, dhe kjo ka shënuar ndryshim në aspektin etik në krahasim me ato të mëparshme”.

Sipas tij, “Një ministër nuk mund të pranojë bileta udhëtimi të paguara nga kompani private, as për veten, bashkëshortin apo fëmijët. Bashkëshortët e anëtarëve të kabinetit nuk mund të përdorin sallën VIP nëse nuk udhëtojnë me ministrin përkatës. Kjo vlen edhe për makinat zyrtare”.

Rama tha, drekat dhe darkat, kjo pikë nuk është zbatuar: E them publikisht që qytetarët ta dinë se qeveria ka Kod Etik dhe nuk është një kornizë normash, por një mënyrë jetese për jetën publike të çdo ministri. Nëse nuk respektohen këto ministra do kërkojë ndjesë publike, nëse përsëritet do lirojë vendin në këtë tryezë. Vlen edhe për mua dhe me vjen mirë ta them, s’e kam pas problem ta respektoj 8 vjet, s’e kam as për 4 vjet të tjera”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0