Në një konferencë për shtyp, kryeministri i Maltës Joseph Muscat konfirmoi se parlamenti do të favorizojë dhe miratojë tre ligje për të përqafuar sektorin blockchain. Kryeministri i ishullit mesdhetar zbuloi se këto ligje do të kalojnë në seancën e mbrëmjes së të mërkurës për t’u miratuar. Pjesë e asistimit të anës legjislative të këtyre tre ligjeve është dhe një avokate me origjinë shqiptare.
Duke folur ekskluzivisht për CCN, Sekretari Parlamentar për Inovacionin dhe Financat Silvio Schembri deklaroi:
“Kjo është faza e fundit e legjislacionit që do ta vendosë Maltën në hartën ndërkombëtare për rregullimin e blockchain dhe kriptomonedhave. Ekziston konsensusi politik mbi këtë udhërrëfyes dhe ne po parashikojmë që kjo zonë të jetë shtylla kryesore e rritjes sonë ekonomike për 4-5 vitet e ardhshme.”
Malta hodhi fillimisht themelet për t’u bërë një ishull miqësor i teknologjisë Blockchain, me një strategji kombëtare të prezantuar në Maj të vitit 2017.
Duke qenë se ka pasur zhvillime pozitive në vend shtëpitë e bursave të kriptomonedhave si Binance, OKEx dhe BitBay kanë zhvendosur selitë e tyre në ishullin “blockchain”.
Tre ligjet e miratuara nga parlamenti janë Akti i Shërbimeve dhe Rregullimeve Teknologjike, Akti i Aseteve Virtuale Financiare dhe Akti i Inovacionit Dixhital. Për më shumë në lidhje me këto ligje klikoni Këtu
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto