Kryebashkiaku i New York po e “kthen” rrogën e parë në kriptomonedha - Business Magazine Albania

Kryebashkiaku i New York po e “kthen” rrogën e parë në kriptomonedha

Pas një plani që ai njoftoi përpara se të merrte detyrën, kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams tha të enjten se paga e tij e parë, e cila arrin të premten, do të konvertohet nga dollarë amerikanë në kriptomonedha. Transaksioni do të bëhet në Coinbase, shkëmbimi më i madh i kriptomonedhave në SHBA, dhe do të konvertojë pagesën e Adams në Bitcoin dhe Ethereum.

“Nju Jorku është qendra e botës dhe ne duam që të jetë edhe qendra e kriptomonedhave dhe inovacioneve të tjera financiare”, tha Adams në një deklaratë. “Të jesh në ballë të një inovacioni të tillë do të na ndihmojë të krijojmë vende pune, të përmirësojmë ekonominë tonë dhe të vazhdojmë të jemi një magnet për talentet nga e gjithë bota.”

Lexo edhe: “Tre pagat e para në Bitcoin” Kryebashkiaku i ri i New York sfidon atë të Miamit: “Do bëhemi qendra e kriptomonedhave”

Adams postoi në Twitter më 4 nëntor se ai do të merrte tre pagat e tij të para në Bitcoin kur të bëhej kryetar bashkie, sepse “Në Nju Jork ne gjithmonë guxojmë shumë”, vuri në dukje ai. Ideja ishte pjesë e një takimi me kryebashkiakun e Majamit, Francis Suarez, i cili tha në nëntor se do të merrte pagën e tij të ardhshme në Bitcoin.

Rregullat e Departamentit të Punës të SHBA-së e ndalojnë qytetin e Nju Jorkut që të paguajë punonjësit në kriptomonedha, megjithatë, rrjedhimisht konvertimi pas pagesës mund të bëhet  në Coinbase.

Të dy Suarez dhe Adams po bëjnë presion për t’i bërë qytetet e tyre përkatëse qendra të sistemeve të decentralizuara , me Suarez që mbështet investimet kripto në qytetin jugor të Floridës dhe lançoi një monedhë digjitale të quajtur MiamiCoin vitin e kaluar.

The Verge 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0