Kroacia ka ndërmarrë masa për të frenuar fenomenin e “turizmit të karburantit”, ku qytetarë nga Austria, Italia dhe Gjermania po blejnë sasi të mëdha nafte dhe benzine për shkak të çmimeve më të ulëta se në vendet e tyre. Autoritetet raportojnë shitje të jashtëzakonshme ditët e fundit dhe disa stacione tashmë kanë vendosur kufizime për furnizimin e karburantit. Për të dekurajuar blerjet masive nga jashtë, qeveria ka liberalizuar çmimet e karburantit në autostrada, ndërsa qytetarët vendas u këshilluan të shmangin blerjet panik. Çmimi i naftës u rrit nga 1.55 në 1.73 euro për litër, ndërsa çmimi i benzinës nga 1.50 në 1.62 euro.
Sllovenia gjithashtu njoftoi masa të përkohshme për kufizimin e karburantit, për shkak të rritjes së ndjeshme të kërkesës në pikat e furnizimit, e nxitur nga frika për mungesa si pasojë e luftës në Iran, raportojnë mediat e huaja. Në Slloveni, qytetarët mund të blejnë maksimalisht 50 litra karburant në ditë, ndërsa bizneset dhe fermerët deri në 200 litra.
Lexo edhe: Vendimi/ Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e naftës
Në Maqedoninë e Veriut, qeveria shpalli gjendjen e krizës për 30 ditë dhe uli TVSH-në për derivatet e naftës. Çmimi i naftës u rrit me 3.5 denarë, duke arritur në 95.5 denarë, ndërsa çmimet e benzinës mbeten të pandryshuara. Në Shkup u regjistrua rritje e çmimit për vajin dhe vezët. Për të mbështetur fermerët, qeveria prezantoi një paketë ndihme prej 20 milionë eurosh për furnizimin me karburant të nevojshëm për bujqësinë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto