Historia e shqiptarit të suksesshëm përtej oqeanit

Kris Todi: “Shijoni Udhëtimin, jo vetëm destinacionin”


Historia e shqiptarit të suksesshëm përtej oqeanit

Ndonëse të paktë në numër, shqiptarët gjithmonë kanë shkëlqyer kudo ku janë zhvendosur rreth e rrotull globit. E tillë është dhe historia e Kris Todit, një djalosh i ri dhe një nga studentët më të mirë të “Yale University”, i cili ka krijuar një aplikacion të quajtur ShopthisFeed.

Suksesi  është plani i tij kryesor për të ardhmen, por për BusinessMag ai rrëfen çfarë ka arritur deri më tani.

Kush është Kris Todi për të gjithë ata që nuk ju njohin?

Është një kënaqësi për mua të komunikoj me komunitetin sipërmarrës shqiptar. Unë kam lindur në Shqipëri, dhe jam larguar nga andej në moshën 6 vjeçare. Jemi vendosur në Toronto, Kanada për më shume se 16 vite. Pasi mbarova shkollën e mesme në Toronto, u pranova në “Yale University” për degën Politikë dhe Ekonomi. Gjatë studimeve jam aktivizuar shumë me ekipin e debatit dhe konferencat e studenteve në kombet e Bashkuara. Këto konferenca organizoheshin nga Universiteti i Harvard-it si për shembull në Belgjikë, Korenë e Jugut, Francë etj, me pjesëmarrës studentë nga universitetet e gjithë botës. Në vitet 2014, 2015 dhe 2016 jam zgjedhur si “Diplomati më i mirë” me votat e gjithë studentëve pjesëmarrës. Në vitin 2015 kam qënë drejtor i Koferencës në Oxford, Angli.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 45 të numrit 15 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 15 të saj.

Ju jeni krijuesi i një aplikacioni të quajtur “Shofthisfeed”. Çfarë është ky dhe kujt i shërben?

SHOPTHISFEED është një kompani që është hapur në Yale me një shokun tim kur ishim studentë. Kjo është një platformë që bazohet në Instagram dhe bën të mundur shit-blerje direkt nëpërmjet fotografive të Instagramit. Pra, u shërben si shitësve edhe blerësve, për të kryer aktin e shitblerjes nga fotografitë. Pra, të gjitha kompanitë që përdorin Instagramin, mund të përdorin programin e SHOPTHISFEED për çdo fotografi për të realizuar transaksionin.

Si lindi ideja për të krijuar këtë platformë?

Koha e sotme ka mundësuar përdorimin e shumë aplikacioneve sociale si për shembull: Instagram. Unë, si shumë të tjerë e përdorja Instagramin thjesht për të parë fotot dhe kur më pëlqente ndonjë produkt nuk mund ta blija menjëherë, por më duhej të shkoja të ëebsite i kompanisë dhe të filloja kërkimin nga e para. Më duhej të shpenzoja shumë kohë për ta gjetur pikërisht atë produkt dhe nganjëherë nuk e gjeja më. Për të shkurtuar kohën e kërkimit bëmë aplikacionin dhe ja prezantuam disa kompanive, të cilat e pëlqyen dhe e blenë aplikacionin. Me këtë aplikacion ato jo vetëm realizojnë shitje, por kanë edhe një informacion të saktë se sa njerëz e pëlqejnë këtë apo atë produkt. Pasi e rritëm më shumë klientë, e shitëm në një kompani softëare në Angli.

Sa kohë ka që operon online? Dhe për cilin treg?

Kjo kompani u hap në Mars të vitit 2016 dhe është për të gjithë tregtinë me pakicë, ose për çdo person që menaxhon një faqe Instagrami dhe dëshiron të bëjë shitje online.

Tani që ju e keni shitur idenë tuaj SHOFTHISFEED për një kompani tjetër, me çfarë po merreni aktualisht?

Tani për tani kam disa projekte që po punoj. Bashkë me vëllain tim që po studion Shkenca Kompjuterike në Yale po përgatisim një aplikacion tjetër që do ta hedhim në treg shumë shpejt. Unë gjithashtu jam drejtor i “Kayros entrepreneur” për studentët në Toronto. Për momentin jam zëvendës President në “Krijoh Group”, një kompani që është e përshfirë në tregun e banesave në bashkëpronësi në Toronto.

Cilat janë planet për të ardhmen? A e keni menduar të bëheni pjesë e tregut shqiptar me ndonjë projekt?

Unë jam optimist nga natyra. Shqipëria ka një treg të ri në fushën e software dhe në përdorimin e aplikacioneve. Në të ardhmen do të më pëlqente shumë të përfshihesha në tregun Shqiptar. Shqipëria më pëlqen dhe e vizitoj çdo vit.

Një shqiptar i rritur në Kanada, një nga studentët më të mirë i diplomuar në Yale University, cila është historia juaj e suksesit?

Do ta quaja një sakrificë të jashtëzakonshme të prindërve të mi ardhjen në Kanada me 2 djem të vegjël. Gjëja e parë që më bëri përshtypje në Canada ishte gjuha. Unë sapo kisha filluar të lexoja shqip (mami im ishte mësuese) dhe më kishte mësuar të lexoja shqip me idenë që të mos e harroja. Anglishtja më ka tërhequr dhe unë isha shumë i dashuruar pas librit. Isha shumë kurioz nga natyra dhe kjo më bëri që të eksploroj me fjalën duke shkruar edhe vetë më pas.

Ndonjë këshillë për lexuesit e rinj e BusinessMag Albania të cilët dëshirojnë të jenë të sukesshëm në fushën e biznesit?

“Enjoy the Journey, not just the destination”

Për çdo të ri që hap ndonjë biznes i këshilloj që të mos ketë si fokus kryesor sa do fitojë, por sa do t’i pëlqejë klientit produkti dhe nga kjo do të përfitojë më shumë kënaqësi dhe të ardhura.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 45 të numrit 15 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 15 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0