Kripto…mundësi apo kërcënim? - Business Magazine Albania

Kripto…mundësi apo kërcënim?

Nga Jean Tirole – Kripto vazhdon të mbetet po aq e rëndësishme sa dikur.. Me miratimin e Ligjit për Udhëzimin dhe Krijimin e Inovacionit Kombëtar për Stablecoin-et në SHBA (GENIUS) në korrik 2025, ligjvënësit amerikanë shtuan ndjesinë se kripto është këtu për të qëndruar. Por, duke parë përtej bujës, një çështje shqetësuese mbetet e pazgjidhur: A janë kriptovalutat një inovacion i vërtetë që mund t’i shërbejë të mirës publike, apo një kërcënim spekulativ për stabilitetin financiar dhe shoqëror?

Sigurisht, jo të gjitha kriptovalutat janë të njëjta. Ato pa mbështetje, si Bitcoin ose Ethereum, nuk kanë asete themelore dhe vlerën e nxjerr vetëm nga besimi i njerëzve se kanë ndonjë vlerë. Por kriptovalutat e mbështetura, përfshirë stablecoin-et, përpiqen të ankorojnë vlerën e tyre në asete reale, si dollarë ose bono qeveritare afatshkurtra.

Megjithatë, të njëjtat pyetje vlejnë për të dy kategoritë: A janë të qëndrueshme? Dhe, nëse po, a sjellin përfitim për shoqërinë? Ndërsa duhet të jemi të kujdesshëm për të mos pretenduar siguri për pyetjen e parë, përgjigjja për të dytën është një JO e madhe. Kripto-inovacioni ka padyshim disa karakteristika të vlefshme, përfshirë aplikime të bazuara në blockchain, kontrata të zgjuara dhe financë të decentralizuar, por përhapja e aseteve digjitale private ka zgjeruar hendekun midis interesave private dhe atyre sociale.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0