Kriptomonedhat drejt rënies, Bitcoin bie në 6000 dollarë - Business Magazine Albania

Kriptomonedhat drejt rënies, Bitcoin bie në 6000 dollarë


Bitcoin ra mëngjesin e sotëm në 6,000 dollarë për herë të parë që nga mesi i Nëntorit.

Hussein Sayed, strateg i tregut në FXTM, tha: “Monedha dixhitale më e famshme ka rënë 69% nga rekordi i Dhjetorit dhe pothuajse 56% nga fillimi i vitit.

Ethereum, litecoin, bitcoin cash dhe ripple gjithashtu shënuan humbje në përqindje me dy shifra herët në mëngjes. Ethereum shkoi poshtë 18% për një moment.

Por tregu i kriptomonedhave po krijon terren menjëherë pas orës 10.00 të mëngjesit GTM (5.00 të mëngjesit në ET), duke i hedhur poshtë humbjet.

Ja tabela e rezultateve:

Nga një kulm prej 830 miliardë dollarë në fillim të Janarit, tregu botëror i kriptovalutave është ulur në 285 miliardë dollarë, sipas ofruesit të të dhënave CoinMarketCap.com.

Komentuesit kanë fajësuar frikën ndaj rregullatorëve, interesin ftohës nga Azia dhe frikën mbi rolin që po luan kriptomonedha Tether në tregun e bitcoin. Bankat janë gjithashtu duke u ndalur mbi klientët që blejnë kriptomonedha me kartat e tyre të kreditit.

Miles Eakers, analisti në biznesin e këmbimit valutor, Centtrip, tha në një e-mail ditën e Hënë: “Qeveritë anembanë globit vazhdojnë të shtypin investitorët që spekulojnë për kriptovalutat, me Bankën Popullore të Kinës duke deklaruar se do të rritin masat për të hequr çdo platformë në tokë ose në det të hapur që lidhet me tregtinë virtuale të monedhave ose ICO, ‘për të parandaluar rreziqet financiare’.”

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0