Krijuesi i kriptomonedhës Ether shpallet miliarderi më i ri në botë - Business Magazine Albania

Krijuesi i kriptomonedhës Ether shpallet miliarderi më i ri në botë

Vitalik Butterin, 27-vjeçari që krijoi Ethereum, kriptomonedhën e dytë më të famshëm dhe më të vlefshme është tashmë miliarderi më i ri në botë.

Butterin ka në pronësinë e tij mbi 330 mijë monedha me Ether me vlerë 1.09 miliardë dollarë. Monedha digjitale e krijuar në vitin 2012, ka një vlerë tregu prej 376 miliardë dollarë. Së fundmi Ether kaloi vlerën e 3 mijë dollarëve për monedhë duke shënuar një rritje me 325% për 4 muajt e parë të vitit 2021.

Blerja e ether është rritur vrullshëm me nisjen e vitit 2021 paralelisht me rritjen e njerëzve për financa të pakontrolluara.

Butterin ka lindur në vitin 1994 në Moskë dhe u zhvendos më vonë me familjen në Kanada ku krijoi dhe monedhën digjitale. Më parë Butterin punonte në revistën e Bitcoin dhe tashmë është rivali kryesor. Së fundmi, 27-vjeçari miliarder dërgoi 600 mijë dollarë në Indi për të ndihmuar luftën kundër Covid-19.

FORBES

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0