Krijuesi i Ethereum në Mal të Zi. Kryeministri shqiptar i bën mikpritjen: “Pjesë e revolucionit” - Business Magazine Albania

Krijuesi i Ethereum në Mal të Zi. Kryeministri shqiptar i bën mikpritjen: “Pjesë e revolucionit”

I nominuari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka pritur në takim Vitalik Buterin, krijuesin e valutës së dytë digjitale më të madhe në botë, Etherium. Abazoviq nuk ka dhënë shumë detaje nga takimi, por ka shkruar se “Mali i Zi është gati të jetë unik në botë”.

“Ne do të jemi pjesë e revolucionit digjital global”, ka shkruar Abazoviq,.

Kriptovaluta Etherium, është e dyta në botë sa i përket çmimit të saj në tregun digjital, ku momentalisht kap shifrën prej 3 mijë e 37 euro.

Ethereum është në thelb një softuer kompjuterik që përdor teknologjinë blockchain për të siguruar një libër dixhital për regjistrimin e transaksioneve.

Është bërë baza më e njohur për një grup në rritje të aseteve dhe aplikacioneve të kriptove komerciale, duke përfshirë produkte huadhënëse, token të pandryshueshëm (NFT), si dhe tokenin e tij, Ether. Ethereum nuk është në pronësi të askujt, por i ndërtuar dhe i rafinuar nga një komunitet zhvilluesish, dhe funksionon në një rrjet qendrash të dhënash në të gjithë botën.

Shqipëria aktualisht ka miratuar një ligj për kriptomonedhat, që bëjnë të mundur tregtimin e tyre në pikat e Exchange si dhe i jep akses teknologjisë së Regjistrave të Shpërndarë, ndërsa vendi po përpiqet të bëhet tërheqës në sytë e investitorëve të huaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0