Krijohet Bursa e Titujve. Nis tregtimi i titujve të qeverisë përmes bursës

Krijohet Bursa e Titujve. Nis tregtimi i titujve të qeverisë përmes bursës


Pas shumë diskutimesh, e debatesh me ekspertët, Bursa Shqiptare ka hedhur hapat e parë. Këtë javë u hap më Tiranë Bursa Shqiptare e Titujve ALSE. Sipas njoftimit zyrtar të ASLE, aktiviteti i saj nis me tregtimin e Titujve të Qeverisë (bono thesari dhe obligacione thesari).

Ky është tregu zyrtar i bursës aktualish, ndërsa ASLE ka njoftuar subjektet e interesuara për të tregtuar (blerë apo shitur) tituj të qeverisë para afatit të maturimit, se mund t’i paraqesin kërkesat dhe ofertat e tyre në platformën elektronike të tregtimit, kjo mund të bëhet përmes bankave apo firmave të brokerimit, që janë të anëtarësuara pranë tregut zyrtar.

Bursa Shqiptare e Titujve është licensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në fillim të korrikut 2017. Në dhënien e licensës, saktësohet se fillimisht Bursa do të tregtojë në vitin e parë të aktivitetit vetëm titujt e qeverisë. Në instrumentat e tjerë, aktiviteti pritet të zgjerohet në një momënt të dytë.

Bursa Shqiptare e Titujve, ALSE” sh.a. është një shoqëri aksionare, me tre aksionarë themelues: Banka Credins sh.a., me 42.5% të kapitalit, Banka Amerikane e  Investimeve sh.a. me 42.5% të kapitalit dhe shoqëria AK Invest sh.a. me 15% të kapitalit.

Në thelb të aktivitetit të ALSE është ushtrimi i veprimtarisë si bursë e  titujve, për tregtimin e titujve dhe instrumenteve të tjerë financiarë, realizimi i një platforme tregtimi shumëpalëshe, edukimi, promovimi dhe dhënia e informacionit  për grupet e interesuara lidhur me veprimtaritë e tregut të kapitalit, aktivitetin e emetuesve të titujve të listuar në bursën e titujve dhe aktivitetin e anëtarëve të bursës së titujve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0