“Krijo, por mbro!” – Apeli i DPPI për çdo sipërmarrës dhe krijues shqiptar - Business Magazine Albania

“Krijo, por mbro!” – Apeli i DPPI për çdo sipërmarrës dhe krijues shqiptar

Nga Fatima Gorezi – Tregu po ndryshon me ritme të shpejta dhe bashkë me të edhe mënyra se si ndërtohen dhe zhvillohen bizneset. Kreativiteti, dizajni dhe inovacioni janë kthyer në elementë të rëndësishëm të vlerës së një produkti apo shërbimi, por mbrojtja ligjore e këtyre elementeve shpesh mbetet jashtë vëmendjes së bizneseve shqiptare. Markat tregtare, patentat dhe dizenjot industriale regjistrohen rrallë, edhe pse pikërisht këto janë mjetet që mundësojnë ruajtjen e një ideje dhe forcimin e pozicionit përballë konkurrencës.

Edhe pse vitet e fundit ka një rritje të dukshme të aplikimeve për mbrojtje, mungesa e informacionit, perceptimet e gabuara mbi kostot dhe skepticizmi mbi efikasitetin e sistemit ligjor vijojnë të jenë pengesa reale. Në këtë intervistë ekskluzive për Business Magazine, znj. Maria Solis Kapedani, Drejtoreshë e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI), flet për ndryshimin e mentalitetit të sipërmarrësve shqiptarë, për përmirësimet ligjore e institucionale të viteve të fundit dhe për nevojën urgjente për më shumë edukim dhe veprim konkret. 

Sa të ndërgjegjshëm janë sot sipërmarrësit dhe krijuesit shqiptarë për rëndësinë e mbrojtjes së markës dhe pronësisë intelektuale në përgjithësi?

Në vitet e fundit, ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e mbrojtjes së pronësisë industriale në Shqipëri ka ardhur në rritje. Kjo vërehet dhe nga numri gjithnjë e në rritje i numrit të aplikimeve për regjistrimin e objekteve të PI-së, por mbetet ende shumë punë për të bërë. Sipërmarrësit dhe krijuesit shqiptarë, veçanërisht ata të rinj dhe në sektorët krijues (modë, teknologji, dizajn), po kuptojnë gjithnjë e më shumë se marka, produkti apo zgjidhja inovative që ata krijojnë ka vlerë reale vetëm kur është e mbrojtur ligjërisht. Megjithatë, një pjesë e mirë e bizneseve të vogla dhe të mesme vijojnë të mos i japin përparësi mbrojtjes së pronësisë së tyre industriale, shpesh për shkak të mungesës së informacionit, perceptimit të kostos apo mosbesimit në efikasitetin e sistemit. Edukimi dhe fushatat e ndërgjegjësimit janë çelësi për ta kthyer këtë vetëdije në një praktikë të zakonshme biznesi.

Cilat janë kategoritë më të shpeshta të pronësisë intelektuale që kërkohen për mbrojtje në Shqipëri – markat tregtare, patentat, dizenjot industriale apo të tjera?

Më së shumti, në Shqipëri kërkohet mbrojtja e markave tregtare, pasi janë më të lidhura me aktivitetin e përditshëm të bizneseve dhe perceptimin e konsumatorëve. Duhet theksuar që Marka Tregtare është dhe identiteti që një biznes ka në treg.  Pas tyre, në rritje është edhe interesimi për dizenjot industrial, sidomos në sektorë si moda, artizanati dhe mobiliet. Patenta, që lidhet drejtpërdrejt me shpikjet teknike, është më pak e përdorur, për shkak të mungesës së një kulture të zhvilluar të kërkimit dhe zhvillimit teknologjik në nivel kombëtar. 

Çfarë markash apo shpikjesh shqiptare janë aktualisht të mbrojtura ndërkombëtarisht dhe a mund të thuhet se kemi një trashëgimi inovative që po e mbrojmë siç duhet?

Shqipëria ka disa marka të mbrojtura në nivel ndërkombëtar, përmes marrëveshjes së Madridit . Shembuj përfshijnë marka në sektorin e ushqimit dhe verës, si “Kantina e Verës Çobo” apo “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, “Vaji i Valmit” si dhe disa produkte natyrale me specifika gjeografike. Gjithsesi, jemi duke punuar nëpërmjet strategjisë kombëtare që promovon dhe nxit mbrojtjen e inovacionit shqiptar. Sidomos kur bëhet fjalë për Treguesit Gjeografikë, ku puna me prodhuesit vendor është disa fish më e madhe, pasi ata duhet të jenë të regjistruar më parë si organizatë apo bashkësi juridike, që të aplikojnë më pas për regjistrim në DPPI. 

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0