Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Jaço: “Ka ende punë për përmirësimin e klimës së biznesit” - Business Magazine Albania

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Jaço: “Ka ende punë për përmirësimin e klimës së biznesit”

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Enio Jaço, u shpreh se Shqipëria ka ende sfida përpara, përsa i përket konsultimit publik, incentivave për investimet e huaja, masave antikorruspion dhe standardeve në prokurimet publike.

Gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të AmCham, Jaço tha se disa nisma ligjore të cilat dëmtojnë interesat e biznesit janë tërhequr por sipas tij, duhet zhvilluar ende një punë e madhe në nivel Teknik që klima e biznesit të arrijë standartet europiane.

“Me kënaqësi mund të them se ka pasur raste ku politika/legjislacione të propozuara por të vlerësuara nga ne si të dëmshme për interesat e komunitetit të biznesit janë terhequr, pezulluar apo modifikuar. Por unë gjithashtu dua të jem transparent me ju, se ngelen shumë  hapa gjigande në lidhje me:

-Zbatimin e ligjit të Konsultimit Publik

-Përcaktimin e incentivave të Qarta për Investimet e Huaja

-Instalimin e paketave anti-korrupsion, për zyrtaret e mesëm dhe të lartë

Lexo edhe: “Pastrimi i parave”/ Dhoma Amerikane jep tre rekomandime për përmirësimin e amnistisë fiskale

–Përafrim me kapitullin e OSBE dhe rritjen e transparencës dhe standarteve për Prokurimet Publike, në përputhje me standartet Open Data.

Në disa nga këto aspekte, kemi gjetur mirëkuptimin e drejtuesve përkatës në administratën publike, por në disa të tjera, progresi ka qenë i papërfillshëm dhe nën pritshmëritë tona” tha Jaço ndërsa bëri të ditur se në javët në vijim Dhoma Amerikane do të publikojë Indeksin e Biznesit.

Ndërsa vuri në dukje rëndësinë e procesit të anëtarësimit europian si një proces që kërkon gjithëpërfshirje, Jaço vuri theksin tek rëndësia e realizimit të reformave të kërkuara nga Brukseli.

“Shqipëria ka hyrë në një moment delikat, por me një potencial kthese të jashtëzakonshëm – që është çelja e mundësisë për negociata me Bashkimin Europian. Përafrimi me tregun e madh të BE, është një oportunitet i rrallë për komunitetin e biznesit. Por çelësi i këtij afrimi, është progresi me negociatat, që varet drejtpërdrejt nga realizimi i reformës së kërkuar nga BE”, tha Jaço.

Ai theksoi se institucionet primare përgjegjëse janë administrata publike, por sipas tij, reforma është e pamundur të realizohet pa përfshirjen e sektorit privat dhe shoqërisë civile.

“Momenti i jashtëzakonshëm i hapjes së negociatave me BE, dikton për një përqasje dhe mentalitet të ri partneriti mes adminstratës publike dhe sektorit privat. Benefiti është shumë i qarte: Hyrja sa më shpejtë ne BE. Nga ana jonë – jemi të gatshëm për një frymë të re bashkëpunimi por me standarde të qarta teknike transparence të plotë. Suksesi i bashkëpunimit për të realizuar reformën është drejtpërdrejtë i lidhur me oportunitetet gjigande që ofron për Shqipërinë afrimi ekonomik me Bashkimin Europian”, u shpreh Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0