Kreditimi në mikrofinancë rritet 91% në 2021 - Business Magazine Albania

Kreditimi në mikrofinancë rritet 91% në 2021

Kreditimi në mikrofinancë

Në një takim me gazetarët Shoqata Mikrofinanca Shqiptare prezantoi aktivitetin e këtij sektori në vitin e fundit si edhe rezultatet e një sondazhi në lidhje me ndikimin social të mikrofinancës në jetën e vendit.

Sipas Shoqatës, veprimtaria mikrofinanciare gjatë vitit 2021 konsiderohet me progres të kënaqshëm, indikatorë financiarë të qëndrueshëm dhe një administrim të kënaqshëm të burimeve në dispozicion.

Anëtarët e Shoqatës, në mënyrë të integuar kanë një total bilanci prej rreth 47 miliardë lek dhe një portofol kredie prej rreth 35 miliardë lek, me një rritje prej 12% dhe 14% përkatësisht. Kredia e re e vendosur në dispozicion të individëve, biznesit të vogël dhe fermerëve u zgjerua me 91% në vëllim dhe me 48% në numër kredish krahasuar me vitin 2020, i cili ishte një vit pandemie. Në vëllimin e kredisë së re, individët zunë peshën prej 52%, mikrobizneset 37% dhe fermerët 10%. Vlen të përmendet fakti që 85% e financimit të akorduar për bujqësinë gjatë vitit 2021 pati si burim mikrofinancën.
Sektori paraqet indikatorë të qëndrueshëm financiarë, me kthim në aktivet e veta prej 3% dhe kthim në kapital prej 17%, ndërkohë që kreditë me probleme (NPL) raportohen ne nivelin e 6.5% e portofolit. Pavarësisht këtyre indikatorëve, sektori është i ndërgjegjshëm për rreziqet e shtuara që kanë filluar të shfaqen gjatë vitit 2022, ku zhvillimet më të rëndësishme i atribuohen rritjes së normës së inflacionit dhe tendencës rritëse në normat bazë të interesit.

Studimi Përfshirja dhe Ndikimi Social i Institucioneve të Mikrofinancës në Shqipëri Studimi është zhvilluar gjatë muajve Dhjetor 2021 – Mars 2022 nëpërmjet pyetsorëve të shpërndarë përmes platformave digjitale tek anëtarët e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, ku janë mbledhur opinionet e 8 prej anëtarëve të Shoqatës. Ky pyetësor shërben për të pasqyruar përpjekjet e institucioneve të mikrofinancës për të qenë të përfshirë në jetën e klientëve dhe komuniteteve që ata përfaqësojnë.
Disa nga përfundimet e nxjerra nga ky raport sugjerojnë se:

• Institucionet anëtarë të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë në përpjekje të vazhdueshme që të krijojnë produkte të reja dhe të përmirësojnë proçeset dhe shërbimet e tyre ndaj klientëve në mënyrë që të krijojnë gjithnjë e më shumë mundësi qasjeje në financim për të gjithë ata të cilën nuk e kanë këtë mundësi.

• Mikrofinanca në Shqipëri përveç përfshirjes financiare ka si premtim kryesor të sajin edukimin financiar për të gjithë klientët e saj si dhe më tej.
• Institucionet e Mikrofinancës bëjnë përpjekje të vazhdueshme nëpërmjet angazhimit të stafit si dhe buxhetimit të tyre që të ndihmojnë grupe të veçanta të margjinalizuara. Kjo bëhet nëpërmjet projekteve individuale dhe jo në mënyrë të organizuar.
• Të gjithë klientët përveç informimit të saktë dhe të detajuar mbi kredinë që ata marrin kanë dhe një sërë instrumentesh në dispozicion, të cilat ndihmojnë klientin që të kërkojë ndihmë, të shprehë pakënaqësitë apo të marrë më tepër informacion.
• Mbështetja ndaj grave në sipërmarrje shprehet nëpërmjet përfshirjes së saj në nivelet më të larta drejtuese por edhe në raportin e klienteve femra kundrejt totalit të klientëve të financuar.

Lexo: Edukimi financiar për të nxitur kërkesën në tregjet mikrofinanciare

Rreth Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare është një organizatë sektoriale e themeluar në vitin 2006, e cila bashkon institucionet financiare kredidhënëse më të rëndësishme në vend. Institucionet anëtare
të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë kthyer në promotore të zhvillimit ekonomiko-social dhe
në aktorë të edukimit financiar të sipërmarrjeve private, agro-biznesit dhe individëve. Anëtarët
aktualë të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë Agro&Social Fund shpk, Agrokredit sh.a.,
Crimson Finance Fund Albania shpk, Fondi Besa sh.a., Fed Invest SHKK, IuteCredit Albania
sh.a., Kredo Finance shpk , NOA sha, UniFin SHKK.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0