Kreditë me probleme, i rikthehen rritjes

Kreditë me probleme, i rikthehen rritjes


 

Tregu bankar e ka nisur vitin me fitime, ndërsa kreditë me probleme iu rikthyen rritjes. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, tregojnë se në janar niveli i kredive me probleme u rrit lehtësisht në 13.5%, nga 13.2% që ishte në dhjetor.

Ekonomistët vlerësojnë se tendenca në rritje është rezultat i një klime ende të rënduar në pagesa, ku pavarësisht se kanë dalë nga skema debitorë problematikë, të tjerë janë futur në listën e pagesa të vonuara në më shumë se 90 ditë. Të dhënat tregojnë gjithsesi, se niveli është rreth pesë pikë përqindje më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas ekonomistëve, ulja e qëndrueshme e kredive me probleme, do të mund të vijë përmes rritjes së kredisë me ritme të dukshme.

Megjithatë, kreditë me probleme nuk po prekin gjendjen financiare të bankave, të cilat patën rritje fitimesh në janar.  Sipas BSH, kthimi nga kapitali ose fitimi në raport me kapitalin aksioner ishte 4.1%.

Vitin e kaluar, bankat tregtare shënuan një fitim rekord në vlerë absolute. Niveli i fitimit ishte gati 16%.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0