Kredia e re vijoi të zgjerohej në prill pavarësisht inflacionit të lartë dhe rritjes së normave të interesit - Business Magazine Albania

Kredia e re vijoi të zgjerohej në prill pavarësisht inflacionit të lartë dhe rritjes së normave të interesit

Kredia e re vijoi të zgjerohej në muajin prill pavarësisht rritjes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë dhe inflacionit në nivele rekord. Në krahasim me vitin e kaluar, kredia e re ishte 39% më e lartë, në shifrën e 23.4 miliardë lekëve, shifra më e lartë e shtatë viteve të fundit. 

Për katër muajt e parë të vitit kredia e re arriti 89 miliardë lekë, duke mos u ngadalësuar.

Në ndryshim nga marsi, korporatat publike, kryesisht ato në sistemin e energjisë i janë rikthyer kredisë për të plotësuar nevojat për importe, ndërsa rritja e fortë vijon edhe nga bizneset private.

Lexo edhe: Kreditimi në mikrofinancë rritet 91% në 2021

Bizneset kanë marrë më shumë kredi për blerjen e paisjeve në prill, ndërsa kanë ulur investimet në pasuritë e paluajtshme.

E kundërta qëndron për individët, të cilët vazhdojnë trendin e tyre për të investuar në pasuri të paluajtshme, ndërsa në ritme të larta qëndron edhe kredia konsumatore.

Gjithashtu nga shifrat e kredia në euro po fiton gjithmonë edhe më shumë terren. Në katër muajt e fundit sektori bankar dha 365 milionë Euro kredi të reja, që vjen me rritje 57% nga viti i kaluar, ndërsa institucionet në vend ndjekin një politikë deeuroizimi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0