Krahët robotikë kryejnë teste për të zbuluar COVID-19

Krahët robotikë kryejnë teste për të zbuluar COVID-19

Krahët robotikë

Një kompani bioteknologjike në Tajvan ka prodhuar një robot, që ka aftësinë të kryejë brenda një dite më shumë se 2 mijë teste të COVID-19 duke nxjerrë rezultate të sakta. Roboti i ri do të ndihmojë në ringjalljen e aktiviteteve ekonomike ndërsa vihet nën kontroll përhapja e sëmundjes.

QVS-96 është roboti më i fundit i krijuar për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit. Makineria është ndërtuar nga kompania bioteknologjikeTCI Co. Ltd me qendër në Taipei të Tajvanit. Tre krahët e tij robotikë mund të përpunojnë sasi të mëdha testesh që gjenden në shishe të vogla, punë që zakonisht kryhet nga specialistë të trajnuar mirë në laboratorë.

Me aftësinë për të përfunduar me saktësi brenda ditës më shumë se 2 mijë rezultate testesh për COVID-19, zhvilluesit shpresojë se roboti do të ndihmojë në ringjalljen e aktiviteteve ekonomike duke ndihmuar në vënien nën kontroll të sëmundjes. Arvin Chen është zyrtar i lartë i kompanisë TCI.

“Koncepti i ndërtimit të robotit është përdorimi i krahëve robotikë për të zëvendësuar veprimet manuale që zakonisht kryhen nga specialistët në laborator. Pajisja me tre krahë mund të kryejë 96teste çdo 60 apo 70 minuta”, thotë ai.

Sipas kompanisë TCI, roboti kryen një punë të ngjashme me specialistët e laboratoreve që merren me viruse apo mikrobe të rrezikshme duke zëvendësuar laborantët për të shmangur infektimin.

“Veprimet e krahëve robotikë imitojnë veprimet njerëzore për të parandaluar infektimet. Po ashtu jemi çertifikuar që agjentët kimikë për testet të veprojnë ashtu siç duhet”, thotë zoti Chen.

“Nëse vëndosen rreth 100 robotë të tillë në aeroportin Kennedy të Nju Jorkut ose në aeroportin e Singaporit, atëherë këto aeroporte mund të rinisin funksionimin e tyre të plotë. Pra njerëzit mund të udhëtojnë të sigurtë dhe kështu ekonomia do të fillojë të përmirësohet.”

Mjeku Lee Shih-ming në spitalin Chung Shan në qytetin e Taipeit thotë se kjo teknologji e re sjell përfitime, ndërsa thekson se përpunimi i testeve aktuale zgjat rreth dy ditë.

“Kjo makineri mund të jetë shumë e dobishme nëse kërkojmë një ekuilibër mes kontrollit të epidemisë, karantinës dhe aktiviteteve ekonomike. Mund të rrisë në mënyrë efikase lëvizjen e njerëzve dhe njëkohësisht mund të parandalojë përhapjen e virusit.”

Me afrimin e dimrit, roboti QVS-96 po ashtu është programuar që të zbulojë rastet e gripit dhe t’i dallojë ato nga koronavirusi, thotë mjeku Lee.

Aktualisht, roboti po përdoret nga disa agjenci qeveritare si Qendrat e Tajvanit për Kontrollin e Sëmundjeve si dhe në tre spitale të Tajvanit. /VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0