Kozeta Miliku vlerësohet si një ndër 5 shkencëtaret më të mira në Kanada - Business Magazine Albania

Kozeta Miliku vlerësohet si një ndër 5 shkencëtaret më të mira në Kanada

Kozeta Miliku është shqiptarja që është vlerësuar nga prestigjiozja The Globe and Mail si një nga 5 shkencëtaret më premtuese në Kanada.

Në një intervistë, korçarja tregon vlerësimin e marrë në Kanada ndërsa shton se gjetjet e saj lidhur me ushqimet që priren të sjellin obezitet në fëmijët deri në 3 vjeç janë kthyer në temë diskutimi në gjithë vendin.

“Është një arritje e madhe, vlerësim që merr nga puna që ke kryer, ndihem krenare. Fusha që unë studioj është origjina e sëmundjeve, kryesisht obeziteti dhe astma. Në këtë artikull janë cituar dy prej publikimeve të mia, një prej tyre ushqimet ultraprocesuara, që i gjen lehtë në supermarkete, ato kanë efekte negative në shëndet”, thotë ajo.

Jeta e Milikut ka qenë midis Korçës dhe Tiranës, ku kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë. Rezultatet e larta i siguruan asaj një bursë nga Komiteti Europian në Holandë. Suksesi do të vijonte, pasi në vitin e fundit do t’i ofrohej një vend pune në Kanada, pjesë e zyrave qendrore. “E kam menduar rikthimin, me ka shkuar në mendje, jo për aspektin e vlerësimit por në Shqipëri i kemi të gjithë”, thotë Kozeta. Kozeta është nënë e një vajze tre vjeçe. Ky status në jetën e saj mund të jetë një arsye më shumë që vajza e saj të rritet pranë familjarëve. Megjithatë, Kanadaja ka arritur ta plotësojë atë, në çdo sektor.

 

euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0