Kostoja e padukshme e inovacionit, mbi 22 mijë punonjës të larguar në 2025-ën - Business Magazine Albania

Kostoja e padukshme e inovacionit, mbi 22 mijë punonjës të larguar në 2025-ën

Valët e pushimeve nga puna në sektorin e teknologjisë nuk po ndalen as në vitin 2025. Vetëm gjatë vitit të kaluar, mbi 150,000 punonjës humbën vendet e punës në 549 kompani, sipas platformës së pavarur të monitorimit Layoffs.fyi. Gjatë këtij viti janë larguar nga puna mbi 22,000 punonjës, me 16,084 prej tyre vetëm gjatë muajit shkurt.

Ky raport synon të ndjekë në mënyrë të përditësuar valën e pushimeve në industrinë teknologjike, për të kuptuar më qartë se si ndikojnë këto ulje të fuqisë punëtore në inovacionin dhe dinamikën e sektorit. Ndërsa bizneset përqafojnë gjithnjë e më shumë inteligjencën artificiale dhe automatizimin, ky regjistër shërben edhe si një kujtesë për ndikimin njerëzor të këtyre vendimeve dhe për çfarë vihet në rrezik kur teknologjia avancon më shpejt sesa vetë njeriu.Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të detajuar të të gjitha pushimeve nga puna të raportuara deri më sot.

Shkarkime masive në Qershor: Intel, Microsoft dhe Playtika në krye të listës
Intel do të shkarkojë 15% deri në 20% të punonjësve në divizionin e saj të prodhimit (Intel Foundry), duke nisur nga korriku. Intel kishte rreth 108,900 punonjës në fund të vitit 2024.

Playtika, kompania izraelite e lojërave, largon 90 punonjës – 40 në Izrael dhe 50 në Poloni.

Airtime, startup i krijuar nga themeluesi i Evernote, shkarkoi 25 nga 58 punonjësit.

Microsoft njoftoi një valë të re pushimesh pas reduktimeve të mëparshme prej 6,500 punonjësish në maj. Preken inxhinierë softueri, menaxherë produktesh dhe juristë.

Prill-Maj: Kompanitë ndalin zgjerimin dhe ristrukturohen
Amazon, Chegg, CrowdStrike, Meta, Expedia, General Fusion, dhe të tjera reduktojnë forcat e punës, duke pushuar qindra punonjës.

Beam, startup-i britanik për klimën, mbylli plotësisht aktivitetin, duke pushuar 200 punonjës.

GupShup, Canva dhe Automattic shkurtuan pjesë të konsiderueshme të stafit në përpjekje për të rritur efikasitetin dhe fitimet.

Mars: Shkurtimet më të mëdha të muajit
Northvolt, prodhuesi suedez i baterive, shkarkoi 2,800 punonjës, që përbëjnë 62% të stafit.

Block, kompania e Jack Dorsey-t, largoi 931 punonjës, ndërsa Brightcove humbi mbi 198 punonjës pas blerjes nga një kompani italiane.

HelloFresh, TikTok, Wayfair, Ola Electric dhe HPE zbatuan ristrukturime agresive që prekin mijëra punëtorë.

Shkurt: Një muaj i mbushur me tronditje
Grubhub largon 500 punonjës pas blerjes nga Wonder Group.

HP, Autodesk, Google, eBay, Starbucks dhe Commercetools shpallin shkurtime të konsiderueshme për të përballuar kostot dhe për të “riformatuar” strategjitë.

Skybox Security, HerMD, Zendesk dhe të tjera ndërmarrje më të vogla ndërpresin plotësisht operacionet.

‘Prilli i zi’ i Intel-it
Në një nga lajmet më të rëndësishme të këtij viti ishte fakti se Intel njoftoi pushimin e më shumë se 21,000 punonjësve, ose rreth 20% të forcës punëtore

Si e prek kjo krizë industrinë?
Kjo valë masive pushimesh nuk është thjesht një fenomen kalimtar. Ajo shënjon një ndryshim thelbësor në mënyrën se si funksionojnë kompanitë teknologjike, gjithnjë e më shumë të orientuara drejt AI, efikasitetit dhe automatizimit, shpesh në kurriz të fuqisë punëtore njerëzore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0