Kosto e të punuarit remote në Bali, Indonezi - Business Magazine Albania

Kosto e të punuarit remote në Bali, Indonezi

Google mund të jetë duke i thirrur njerëzit përsëri në zyrë, por shumë kompani të tjera, për të mos përmendur sipërmarrësit, janë ende të përkushtuar në punën në distancë.

Por jeta nuk është një fotografi në Instagram, paralajmëroi një nomad digjital që foli me CNBC Global Traveller për të jetuarit dhe punuarit jashtë vendit.

Pas më shumë se një dekade jete si një nomad digjital në vende të tilla si Tailanda, Kolumbia dhe Afrika, Agoro arriti në Bali në Dhjetor të vitit 2020. Ai zgjodhi ishullin Indonezian për një arsye: njerëzit që jetojnë atje.

Lexo: Si mundet një sipërmarrës të mbajë ekipin të bashkuar dhe bashkëpunues në kohë krize

“Njerëzit që jetojnë në Bali janë disa nga shpirtrat më miqësorë dhe të qetë që kam takuar ndonjëherë”,- tha Agoro i lindur në Londër për CNBC. “Për më tepër, kostoja e jetesës këtu është rreth një e katërta e asaj që po paguaja në Miami për një mënyrë jetese të ngjashme.”

Agoro zotëron një kompani të dokumenteve të udhëtimit të quajtur Passport Heavy dhe punon me katër anëtarë të ekipit të tij nga një vilë e madhe, me një staf të përbërë nga një kuzhinier, trajner personal, rojet e shtëpisë dhe menaxheri i vilës.

“Ne i kemi të gjithë këta njerëz në shërbim në mënyrë që të mund të punojmë me të vërtetë në mënyrë efikase dhe të mos na duhet të largohemi”,- tha ai.

Agoro dha dy shembuj të shpenzimeve mujore që punonjësit në distancë mund të presin:

  • Buxheti ose stili i jetesës i vetëm: 

Apartament i bukur – 500 dollarë

Skuter – 70 dollarë

Benzinë – 10 dollarë

Ushqimi jashtë – 300 dollarë

Anëtarësia në palestër – 40 dollarë

Argëtim – 200 dollarë

Masazhe javore – 7 dollarë

Lexo: Apple kthehet në krye: iPhone është telefoni inteligjent më i shitur globalisht në Q4 2020

  • Stili i jetesës luksoze

Vila – 1000 dollarë

Motor – 170 dollarë

Benzinë – 20 dollarë

Ushqimi jashtë – 600 – 700 dollarë

Anëtarësim në palestër luksoze me klasa – 150 dollarë

Argëtim – 1000 dollarë

Masazh javor – 30 dollarë

Megjithëse Bali është ende i mbyllur për turistët ndërkombëtarë dhe i mungon një program zyrtar për punonjësit në distancë, ka një komunitet të nomadëve digjitalë, disa vijnë përmes vizave të investimeve ose me ftesë të qeverisë, tregoi Agoro. Të tjerët po gjejnë mënyra përmes rregullave të imigracionit, siç raportohet nga gazeta digjitale Singapore Sot.

Transporti nuk është ideal (“nuk ka Amazon Prime”) dhe mund të jetë i kushtueshëm, tha Agoro, i cili pagoi 85 dollarë për të marrë një kartë krediti zëvendësuese nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, ai e pëlqen stilin e jetesës së ekuilibruar dhe natyrën e Balit.

Lexo: Ku jetojnë njerëzit më të pasur?

“Ju nuk mund ta bëni dallimin midis dikujt që ka 10 milion dollarrë dhe dikujt që ka 482 dollarë në llogarinë e tij bankare”,- tha ai.

Ai i paralajmëroi njerëzit që të mos joshen nga postimet e Instagram-it, duke thënë se punonjësit janë në një laptop, duke punuar po aq shumë sa njerëzit në të gjithë botën.

Agoro fillimisht planifikoi të qëndronte një vit, por ndoshta do të përfundojë duke qëndruar dy, shprehu ai.

“Unë jam si shumica e njerëzve që vijnë në Bali”,- tha Agoro. “Unë do të qëndroj këtu për aq kohë sa të mundem sepse po jetoj pjesën më të mirë të jetës sime.”

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0